1 Mbretërve 14:1-31

14  Pikërisht në atë kohë, Abijahu, biri i Jeroboamit, u sëmur.+  Prandaj Jeroboami i tha së shoqes: «Çohu, të lutem, dhe maskohu,+ që të mos merret vesh se je gruaja ime. Pastaj shko në Shiloh. Atje ndodhet profeti Akijah,+ i cili tha se unë do të bëhesha mbret i këtij populli.+  Merr me vete dhjetë bukë,+ kuleç dhe një poç+ mjaltë e shko te profeti.+ Ai do të të tregojë se çfarë do t’i ndodhë djalit.»+  Dhe gruaja e Jeroboamit bëri kështu. U çua e shkoi në Shiloh+ te shtëpia e profetit. Akijahu nuk ishte në gjendje të shikonte, sepse e kishin lënë sytë për shkak të moshës.+  Jehovai i kishte thënë Akijahut: «Ja, gruaja e Jeroboamit po vjen të të pyesë për të birin e sëmurë. Ti do t’i thuash asaj kështu e kështu. Kur të mbërrijë, ajo do të hiqet si një e panjohur.»+  Sapo i dëgjoi zhurmën e hapave kur po futej në hyrje, Akijahu tha: «Hyr, o gruaja e Jeroboamit.+ Pse hiqesh si e panjohur? Mua më kanë dërguar për të të dhënë një lajm të keq.  Shko e thuaji Jeroboamit: “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Unë të ngrita nga mesi i popullit tënd, që të të bëja prijës të popullit tim, Izraelit,+  dhe ia hoqa+ mbretërinë shtëpisë së Davidit e ta dhashë ty. Por ti nuk u bëre si shërbëtori im David, që i zbatoi urdhërimet e mia dhe më ndoqi me gjithë zemër, duke bërë vetëm atë që ishte e drejtë në sytë e mi.+  Ti veprove më keq se të gjithë ata që ishin para teje, vajte e bëre një perëndi tjetër+ dhe shëmbëlltyra të derdhura+ për të më fyer,+ kurse mua më ktheve krahët.+ 10  Prandaj, unë po sjell një gjëmë mbi shtëpinë e Jeroboamit. Unë do të shfaros në Izrael, nga shtëpia e Jeroboamit, çdo mashkull,+ të pambrojtur e të braktisur.+ Do ta fshij shtëpinë e Jeroboamit,+ ashtu si fshihen bajgat derisa të jenë hequr fare.+ 11  Ata të shtëpisë së Jeroboamit që do të vdesin në qytet, do t’i hanë qentë,+ kurse ata që do të vdesin në arë, do t’i hanë shpendët e qiellit,+ sepse këtë e ka thënë vetë Jehovai.’” 12  Tani çohu dhe shko në shtëpi. Sapo të vësh këmbë në qytet, fëmija ka për të vdekur. 13  Tërë Izraeli do të vajtojë për të+ dhe do ta varrosë, sepse ky është i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit që do të hyjë në varr, meqë nga të gjithë ata të shtëpisë së Jeroboamit, vetëm tek ai u gjet diçka e mirë në lidhje me Jehovain, Perëndinë e Izraelit.+ 14  Jehovai do të vendosë një mbret+ në Izrael që do ta shfarosë shtëpinë e Jeroboamit atë ditë, dhe madje mund ta bëjë që sot.+ 15  Jehovai do ta godasë Izraelin, si një kallam që përkulet në ujë,+ dhe ka për ta shkulur me rrënjë+ nga kjo tokë e mirë+ që u dha paraardhësve të tyre. Ai do t’i shpërndajë+ ata matanë Lumit,+ sepse bënë shtylla të shenjta,+ duke e fyer+ Jehovain. 16  Do ta braktisë Izraelin+ për shkak të mëkateve që ka bërë Jeroboami, me të cilat e shtyu edhe Izraelin të mëkatonte.»+ 17  Atëherë gruaja e Jeroboamit u çua dhe vajti në Tirzah.+ Teksa i afrohej pragut të shtëpisë, djali vdiq. 18  Kështu e varrosën dhe tërë Izraeli vajtoi për të, si kishte thënë Jehovai me anë të shërbëtorit të tij, profetit Akijah. 19  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Jeroboamin, si luftoi+ dhe si mbretëroi ai, janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit. 20  Jeroboami mbretëroi për njëzet e dy vjet, e më pas ai u preh me paraardhësit e vet.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Nadabi.+ 21  Ndërkaq Rehoboami,+ biri i Solomonit, ishte bërë mbret në Judë. Rehoboami ishte dyzet e një vjeç kur filloi të mbretëronte, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jerusalem, në qytetin+ që Jehovai e kishte zgjedhur ndër gjithë fiset+ e Izraelit për të vënë emrin e tij.+ Nëna e tij e kishte emrin Namah dhe ishte amonite.+ 22  Njerëzit e Judës bënë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ dhe e bënë xheloz+ më shumë se ç’e kishin bërë paraardhësit me mëkatet e tyre.+ 23  Edhe ata ndërtuan vende të larta,+ kolona të shenjta+ dhe shtylla të shenjta+ në çdo kodër të lartë+ dhe nën çdo pemë të harlisur.+ 24  Në vend kishte edhe prostituta-meshkuj të tempullit.+ Ata bënin gjithë gjërat e pështira që kishin bërë kombet që Jehovai i kishte dëbuar para bijve të Izraelit.+ 25  Vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit, Shishaku,+ mbreti i Egjiptit, doli kundër Jerusalemit. 26  Ai mori thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe thesarin e shtëpisë së mbretit.+ Ai mori çdo gjë.+ Mori edhe gjithë mburojat prej ari që kishte bërë Solomoni.+ 27  Për këtë arsye mbreti Rehoboam bëri në vend të tyre mburoja prej bakri dhe ua besoi krerëve të vrapuesve+ që ruanin hyrjen e shtëpisë së mbretit.+ 28  Sa herë që mbreti shkonte në shtëpinë e Jehovait, vrapuesit i merrnin ato dhe pastaj i kthenin në truprojën e vrapuesve.+ 29  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Rehoboamin dhe gjithçka bëri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës? 30  Mes Rehoboamit dhe Jeroboamit pati gjithmonë luftë.+ 31  Në fund, Rehoboami u preh dhe e varrosën me paraardhësit e vet në Qytetin e Davidit.+ Nëna e tij ishte amonite,+ dhe e kishte emrin Namah. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Abijami.+

Shënime në fund të faqes