1 Mbretërve 12:1-33

12  Rehoboami+ shkoi në Sikem,+ sepse gjithë Izraeli kishte vajtur atje për ta bërë mbret.  Në këtë kohë Jeroboami,+ biri i Nebatit, ishte ende në Egjipt (sepse ia kishte mbathur për shkak të mbretit Solomon dhe banonte në Egjipt)+ dhe dëgjoi për këtë.  Menjëherë dërguan ta thërritnin. Pastaj, Jeroboami dhe tërë kongregacioni i Izraelit shkuan te Rehoboami dhe i thanë:+  «Ati yt na vuri një zgjedhë të rëndë. Ti tani na e lehtëso+ punën e rëndë që na ngarkoi ai dhe zgjedhën e rëndë+ që na vuri, e ne do të të shërbejmë.»+  Atëherë ai u tha: «Ikni dhe kthehuni tek unë pas tri ditësh.»+ Kështu populli iku.  Mbreti Rehoboam u këshillua me pleqtë+ që kishin qenë në shërbim të Solomonit, atit të tij, sa ishte gjallë, dhe i pyeti: «Ç’më këshilloni, si t’i përgjigjem këtij populli?»+  Ata iu përgjigjën: «Nëse sot do që të jesh shërbëtor i këtij populli dhe t’i shërbesh vërtet atij,+ përgjigjju e thuaju fjalë të mira,+ dhe ata do të bëhen shërbëtorët e tu përgjithmonë.»+  Mirëpo ai e shpërfilli këshillën që i dhanë pleqtë dhe u këshillua me të rinjtë që ishin rritur me të,+ me ata që ishin në shërbim të tij.+  U tha atyre: «Ç’më këshilloni,+ si t’i përgjigjem këtij populli që më ka thënë: ‘Na e lehtëso zgjedhën që na vuri ati yt.’»+ 10  Të rinjtë që ishin rritur me të, iu përgjigjën:+ «Popullit që të ka thënë: ‘Ati yt e bëri të rëndë zgjedhën tonë, por ti na e lehtëso’, thuaji kështu: ‘Gishti im i vogël do të jetë më i trashë se mesi i tim eti.+ 11  Im atë ju ngarkoi një zgjedhë të rëndë, por unë do ta bëj edhe më të rëndë.+ Im atë ju ndëshkoi me fshikull, por unë do t’ju ndëshkoj me kamxhik.’»+ 12  Atëherë Jeroboami dhe tërë populli vajtën te Rehoboami ditën e tretë, ashtu siç u kishte thënë mbreti: «Kthehuni tek unë ditën e tretë.»+ 13  Mbreti iu përgjigj ashpër+ popullit dhe e shpërfilli këshillën që i kishin dhënë pleqtë.+ 14  Ai foli me ta sipas këshillës së të rinjve:+ «Im atë ua bëri të rëndë zgjedhën, por unë do ta bëj edhe më të rëndë. Im atë ju ndëshkoi me fshikull, kurse unë do t’ju ndëshkoj me kamxhik.»+ 15  Mbreti nuk e dëgjoi popullin,+ pasi Jehovai bëri që ngjarjet të rridhnin kështu,+ me qëllim që të çonte në vend fjalën+ që vetë Jehovai i kishte thënë Jeroboamit, birit të Nebatit, nëpërmjet Akijahut,+ shilonitit. 16  Kur tërë Izraeli pa se mbreti nuk e kishte dëgjuar, ia kthyen atij: «Ç’kemi të bëjmë ne me Davidin?+ Nuk kemi asnjë trashëgimi me birin e Jeseut. Shko te perënditë e tua,+ o Izrael! Tani shiko shtëpinë tënde, o David!»+ Dhe Izraeli nisi të shkonte në tendat e veta. 17  Mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetet e Judës, vazhdoi të mbretëronte Rehoboami.+ 18  Pas kësaj mbreti Rehoboam dërgoi Adoramin,+ i cili qe përgjegjës i të rekrutuarve për punë të detyruar,+ por tërë Izraeli e goditi me gurë+ derisa vdiq. Vetë mbreti Rehoboam arriti të hipte në karrocën e tij dhe t’ia mbathte në Jerusalem. 19  Izraelitët e vazhdojnë rebelimin e tyre+ kundër shtëpisë së Davidit deri sot e kësaj dite.+ 20  Sapo gjithë Izraeli dëgjoi se Jeroboami ishte kthyer, menjëherë dërguan ta thërritnin para asamblesë dhe e bënë mbret të gjithë Izraelit.+ Përveç fisit të Judës, askush nuk e ndoqi më shtëpinë e Davidit.+ 21  Kur mbërriti në Jerusalem,+ Rehoboami mblodhi menjëherë gjithë shtëpinë e Judës dhe fisin e Beniaminit,+ njëqind e tetëdhjetë mijë burra të zgjedhur e truplidhur, që të luftonin kundër shtëpisë së Izraelit, me qëllim që t’ia kthenin mbretërinë Rehoboamit, birit të Solomonit. 22  Atëherë fjala e Perëndisë së vërtetë iu drejtua Shemajahut,+ njeriut të Perëndisë+ së vërtetë: 23  «Thuaji Rehoboamit, birit të Solomonit, mbretit të Judës, gjithë shtëpisë së Judës, Beniaminit, dhe pjesës tjetër të popullit: 24  “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj, bijve të Izraelit.+ Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse këtë gjë e kam bërë unë.’”»+ Kështu, ata iu bindën fjalës së Jehovait+ dhe u kthyen në shtëpi ashtu siç u kishte thënë Jehovai.+ 25  Jeroboami fortifikoi Sikemin+ në rajonin malor të Efraimit dhe banoi atje. Pastaj iku që andej dhe fortifikoi Penuelin.+ 26  Mirëpo ai tha me vete:*+ «Tani mbretëria do t’i kthehet shtëpisë së Davidit.+ 27  Nëse këta njerëz shkojnë në shtëpinë e Jehovait në Jerusalem+ për të bërë flijime, zemra e tyre do të kthehet patjetër te zotëria i tyre, Rehoboami, mbreti i Judës. Me siguri do të më vrasin+ dhe do të kthehen te Rehoboami, mbreti i Judës.» 28  Prandaj, pasi u këshillua,+ mbreti bëri dy viça prej ari+ dhe i tha popullit: «Mos u lodhni të shkoni deri në Jerusalem. Ja ku është Perëndia yt,+ o Izrael, që të nxori nga vendi i Egjiptit.»+ 29  Pastaj njërin e vuri në Bethel,+ kurse tjetrin në Dan.+ 30  Kjo gjë u bë shkak për mëkat,+ sepse populli filloi të shkonte në Dan për të adhuruar para viçit që gjendej atje. 31  Jeroboami nisi të bënte shenjtërore në vende të larta.+ Gjithashtu, bëri priftërinj njerëz të zakonshëm, që nuk ishin nga bijtë e Levit.+ 32  Pastaj, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të tetë, Jeroboami bëri një festë, si ajo që mbahej në Judë,+ që të bënte blatime në altarin që kishte ngritur në Bethel,+ me qëllim që të paraqiste flijime për viçat që kishte bërë. Ai vuri të shërbenin në Bethel priftërinjtë e vendeve të larta që kishte bërë. 33  Kështu, ai nisi të bënte blatime në altarin që kishte ngritur në Bethel ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të tetë, muaj që e kishte zgjedhur vetë.+ Ai bëri një festë për bijtë e Izraelit dhe mbi altar paraqiti tymin e blatimit.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «filloi të thoshte në zemër të vet».