1 Mbretërve 11:1-43

11  Përveç bijës së faraonit,+ mbreti Solomon dashuroi shumë gra të huaja:+ moabite,+ amonite,+ edomite,+ sidonite+ dhe hitite.+  Këto ishin nga kombet për të cilat Jehovai u kishte thënë bijve të Izraelit: «Mos u përzieni me ata+ dhe as ata me ju. Me siguri ata kanë për ta kthyer zemrën tuaj që të ndjekë perënditë e tyre.»+ Pikërisht me to u lidh Solomoni+ dhe i dashuroi.  Ai pati shtatëqind gra, princesha, dhe treqind konkubina.* Pak e nga pak+ gratë e tij ia kthyen zemrën.  Kur Solomoni u plak,+ gratë ia kishin kthyer+ zemrën që të ndiqte perëndi të tjera.+ Kështu ai nuk iu kushtua me gjithë zemër+ Jehovait, Perëndisë së vet, si kishte bërë Davidi, ati i vet.  Solomoni filloi të ndiqte Ashtorethin,+ perëndeshën e sidonitëve, dhe Milkomin,+ gjënë e neveritshme të amonitëve.  Solomoni filloi të bënte atë që ishte e keqe+ në sytë e Jehovait dhe nuk iu bind në çdo gjë Jehovait si Davidi, ati i tij.+  Në atë kohë Solomoni ndërtoi një vend të lartë+ për Kemoshin,+ gjënë e neveritshme+ të Moabit, në malin+ që gjendej përballë+ Jerusalemit, si dhe për Molekun, gjënë e neveritshme të bijve të Amonit.  Kështu bëri për të gjitha gratë e tij të huaja,+ të cilat paraqitnin tymin e blatimeve dhe u bënin flijime perëndive të tyre.+  Jehovait iu ndez zemërimi+ kundër Solomonit, sepse zemra e tij ishte larguar nga Jehovai, Perëndia i Izraelit,+ nga ai që iu shfaq dy herë.+ 10  Ai e urdhëroi që të mos shkonte pas perëndive të tjera,+ por ky nuk veproi ashtu siç e urdhëroi Jehovai. 11  Prandaj Jehovai i tha Solomonit: «Meqë veprove kështu dhe nuk respektove besëlidhjen time dhe ligjet që të urdhërova, unë do ta heq patjetër mbretërinë prej teje dhe kam për t’ia dhënë shërbëtorit tënd.+ 12  Megjithatë, për hir të Davidit, atit tënd,+ nuk do ta bëj këtë+ në ditët e tua. Unë do ta heq atë nga duart e birit tënd.+ 13  Vetëm se nuk do ta heq tërë mbretërinë.+ Një fis do t’ia jap birit tënd për hir të Davidit, shërbëtorit tim,+ dhe për hir të Jerusalemit që kam zgjedhur.»+ 14  Jehovai nxori kundër Solomonit+ një kundërshtar,+ Hadadin, edomitin me prejardhje mbretërore. Ai ishte në Edom.+ 15  Pasi Davidi kishte goditur Edomin,+ Joabi, kreu i ushtrisë, shkoi të varroste të vrarët dhe u përpoq të vriste çdo mashkull atje.+ 16  (Joabi qëndroi në Edom, bashkë me gjithë Izraelin, gjashtë muaj, derisa shfarosi çdo mashkull.) 17  Hadadi ia mbathi në Egjipt bashkë me disa burra edomitë, që ishin shërbëtorë të të atit. Në atë kohë Hadadi ishte djalë i vogël. 18  Kështu, nga Midiani+ vajtën në Paran,+ morën me vete disa burra dhe që andej vajtën në Egjipt te faraoni, mbreti i Egjiptit. Ky i dha Hadadit një shtëpi. Përveç kësaj, i dha atij bukë dhe tokë. 19  Hadadi gjeti hir+ në sytë e faraonit, aq sa ky i dha për grua motrën e gruas së vet,+ motrën e Tafnesës, mbretëreshës. 20  Pas ca kohësh motra e Tafnesës i lindi atij një djalë, Genubatin. Tafnesa u kujdes që djalit t’i hiqej gjiri+ brenda shtëpisë së faraonit. Dhe Genubati ndenji në shtëpinë e faraonit, mes bijve të tij. 21  Kur ishte në Egjipt, Hadadi dëgjoi se Davidi prehej me paraardhësit e tij+ dhe se Joabi, kreu i ushtrisë, kishte vdekur.+ Kështu, Hadadi i tha faraonit: «Më lër të iki+ në vendin tim.» 22  Por faraoni ia ktheu: «Ç’të mungon që po kërkon të shkosh në vendin tënd?» Ai u përgjigj: «Asgjë, megjithatë duhet të më lësh patjetër të shkoj.» 23  Perëndia i nxori Solomonit një kundërshtar tjetër,+ Rezonin, birin e Eliadait, që ia kishte mbathur nga Hadadezeri,+ mbreti i Zobahut,+ zotëria i tij. 24  Kur Davidi vrau njerëzit e Zobahut,+ ky mblodhi rreth vetes ca njerëz dhe u bë kreu i një bande kusarësh. Ata shkuan e u vendosën në Damask,+ dhe nisën të mbretëronin atje. 25  Ai u bë kundërshtar i Izraelit gjatë gjithë ditëve të Solomonit,+ dhe kjo përveç së keqes që bëri Hadadi. Ndërsa mbretëronte në Siri, ai kishte një urrejtje të thellë+ për Izraelin. 26  Kundër mbretit ngriti krye+ edhe Jeroboami,+ biri i Nebatit, një efraimit nga Zeredahu, shërbëtor i Solomonit.+ E ëma e tij e kishte emrin Zerua dhe ishte e ve. 27  Ai ngriti krye kundër mbretit sepse Solomoni kishte ndërtuar Bregoren+ dhe kishte mbyllur të çarën e murit të Qytetit të Davidit, atit të tij.+ 28  Jeroboami ishte një burrë trim+ dhe punëtor i palodhur,+ e bëri mbikëqyrës+ për gjithë shërbimin e detyruar+ të shtëpisë së Jozefit.+ 29  Pikërisht në atë kohë, ndërsa po dilte nga Jerusalemi, Jeroboami u takua rrugës me profetin Akijah,+ shilonitin,+ i cili kishte veshur një rrobë të re. Të dy u gjendën në fushë vetëm për vetëm. 30  Akijahu hoqi rrobën e re që kishte veshur dhe e grisi+ në dymbëdhjetë+ pjesë. 31  Pastaj i tha Jeroboamit:«Merr dhjetë pjesë, sepse Jehovai, Perëndia i Izraelit thotë: ‘Ja, unë po ia heq mbretërinë nga duart Solomonit dhe do të të jap ty dhjetë fise.+ 32  Atij do t’i mbetet vetëm një fis+ për hir të Davidit, shërbëtorit tim,+ dhe për hir të Jerusalemit,+ qytetit që kam zgjedhur nga të gjitha fiset e Izraelit, 33  sepse më lanë+ dhe filluan të përkuleshin para Ashtorethit,+ perëndeshës së sidonitëve, para Kemoshit,+ perëndisë së Moabit, dhe para Milkomit,+ perëndisë së bijve të Amonit. Nuk ecën në udhët e mia dhe nuk bënë atë që është e drejtë në sytë e mi, as nuk respektuan ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore si Davidi, ati i tij. 34  Por nuk do t’ia heq nga duart tërë mbretërinë, sepse unë do ta vendos atë si prijës për gjithë ditët e jetës së tij, për hir të Davidit, shërbëtorit tim që zgjodha,+ sepse ai i respektoi urdhërimet dhe ligjet e mia. 35  Mbretërinë do t’ia heq nga duart birit të tij dhe do të ta jap ty, po, dhjetë fise.+ 36  Birit të tij do t’i jap vetëm një fis, me qëllim që Davidi, shërbëtori im, të ketë vazhdimisht një llambë para meje në Jerusalem,+ në qytetin që kam zgjedhur për të vënë emrin tim.+ 37  Dhe ty do të të marr dhe do të mbretërosh mbi gjithçka që dëshiron shpirti yt+ e ke për t’u bërë mbret i Izraelit. 38  Nëse i bindesh gjithçkaje që do të të urdhëroj, nëse ecën në udhët e mia dhe bën atë që është e drejtë në sytë e mi, duke respektuar ligjet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, shërbëtori im,+ unë do të jem me ty.+ Do të të ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, ashtu siç kam ndërtuar për Davidin,+ dhe do të të jap Izraelin. 39  Do ta poshtëroj pasardhjen e Davidit për shkak të kësaj,+ por jo përgjithmonë.’»+ 40  Solomoni kërkoi ta vriste Jeroboamin,+ prandaj ky u ngrit dhe ia mbathi+ në Egjipt, te Shishaku,+ mbreti i Egjiptit. Ai qëndroi në Egjipt derisa vdiq Solomoni. 41  Sa për pjesën tjetër të ngjarjeve lidhur me Solomonin, për gjithçka që bëri dhe për mençurinë e tij, a nuk janë shkruar në librin e ngjarjeve të Solomonit? 42  Solomoni mbretëroi në Jerusalem, në gjithë Izraelin, dyzet vjet.+ 43  Pastaj Solomoni u preh me paraardhësit e vet+ dhe e varrosën në Qytetin e Davidit,+ atit të vet. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Rehoboami.+

Shënime në fund të faqes

Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.