Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Mbretërve 10:1-29

10  Mbretëresha e Shebës+ dëgjoi për famën e Solomonit dhe për lidhjen e tij me emrin e Jehovait,+ prandaj erdhi ta vinte në provë me pyetje të ndërlikuara.+  Ajo mbërriti në Jerusalem me një shpurë shumë hijerëndë+ dhe me deve+ të ngarkuara me vaj balsami,+ shumë ar dhe gurë të çmuar. Pastaj shkoi te Solomoni dhe filloi t’i fliste për gjithçka që kishte në zemër.+  Solomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj.+ Nuk pati asgjë aq të vështirë sa mbreti të mos dinte t’i jepte përgjigje.+  Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë mençurinë e Solomonit,+ shtëpinë që kishte ndërtuar,+  ushqimin në tryezën e tij,+ uljen në tryezë të shërbëtorëve, shërbimin që bënin kamerierët dhe petkat e tyre, pijet e tij+ dhe flijimet e djegura që bënte rregullisht në shtëpinë e Jehovait, ajo ngeli pa mend.*+  Atëherë i tha mbretit: «Fjalët që dëgjova në vendin tim për gjërat e tua dhe për mençurinë tënde, dolën të vërteta.+  Nuk u besova fjalëve, derisa erdha vetë e i pashë me sytë e mi, dhe ja, nuk më kishin treguar as gjysmën.+ Mençuria dhe begatia jote ua kanë kaluar gjërave që kam dëgjuar.+  Lum njerëzit e tu+ dhe lum+ shërbëtorët e tu që qëndrojnë vazhdimisht para teje dhe dëgjojnë mençurinë tënde!+  Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia yt,+ që ka gjetur kënaqësi+ te ti dhe të ka vënë në fronin e Izraelit!+ Meqë Jehovai ka dashuri të përjetshme për Izraelin,+ të caktoi si mbret+ për të zbatuar ligjet+ dhe drejtësinë.»+ 10  Pastaj ajo i dha+ mbretit njëqind e njëzet talenta ari,+ një sasi shumë të madhe vaj balsami+ dhe gurë të çmuar. Nuk u soll kurrë më aq vaj balsami sa i dha mbretëresha e Shebës mbretit Solomon. 11  Flota e anijeve të Hiramit+ që mbartte ar nga Ofiri,+ sillte që andej edhe një sasi shumë të madhe dru algumi+ dhe gurë të çmuar.+ 12  Me drurin e algumit mbreti bëri mbështetëse për shtëpinë e Jehovait+ dhe për shtëpinë e vet, si edhe harpa+ dhe vegla me tela+ për këngëtarët. Një sasi e tillë drurësh algumi as nuk ka ardhur dhe as nuk është parë më deri sot e kësaj dite. 13  Mbreti Solomon i dha mbretëreshës së Shebës gjithçka që ajo pëlqeu dhe kërkoi, pa përmendur këtu ato që ia dha ai vetë nga bujaria.+ Pastaj ajo, bashkë me shërbëtorët e saj, u kthye në vendin e vet.+ 14  Çdo vit Solomonit i vinin gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talenta ari,+ 15  përveç të ardhurave që sillnin tregtarët shëtitës dhe përveç fitimit nga tregtarët, mbretërit+ e arabëve+ dhe guvernatorët e vendit. 16  Mbreti Solomon bëri dyqind mburoja të mëdha prej ari të përzier+ (secilën e veshi me gjashtëqind sikla ar)+ 17  dhe treqind shqyte prej ari të përzier (secilin e veshi me tri mina ar).+ Pastaj mbreti i vuri ato në Shtëpinë e Pyllit të Libanit.+ 18  Veç këtyre, mbreti bëri një fron+ të madh të fildishtë+ dhe e veshi me ar të rafinuar.+ 19  Deri te froni kishte gjashtë shkallë, dhe prapa tij kishte një strehë të harkuar. Në të dyja anët e tij kishte mbështetëse për krahët+ dhe anash tyre qëndronin dy luanë.+ 20  Gjithashtu, në të dyja anët e gjashtë shkallëve qëndronin gjithsej dymbëdhjetë luanë. Asnjë mbretëri tjetër nuk kishte një fron të bërë tamam si ky.+ 21  Të gjitha enët me të cilat pinte mbreti Solomon ishin prej ari, dhe të gjitha enët e Shtëpisë së Pyllit të Libanit+ ishin prej ari të kulluar.+ S’kishte asgjë prej argjendi, sepse në ditët e Solomonit atë s’e llogariste njeri. 22  Mbreti kishte në det një flotë anijesh të Tarshishit+ bashkë me flotën e anijeve të Hiramit, dhe një herë në tre vjet flota e anijeve të Tarshishit sillte ar,+ argjend, fildish,+ majmunë dhe pallonj. 23  Mbreti Solomon ishte më i pasur+ dhe më i mençur+ se gjithë mbretërit e tjerë të tokës. 24  Njerëz nga mbarë bota kërkonin ta takonin* Solomonin për të dëgjuar mençurinë që i kishte vënë në zemër Perëndia.+ 25  Çdo vit secili e kishte zakon+ të sillte dhurata,+ sende argjendi,+ sende ari, rroba, armaturë,+ vaj balsami, kuaj dhe mushka.+ 26  Solomoni mblodhi karroca dhe kuaj lufte. Ai pati një mijë e katërqind karroca dhe dymbëdhjetë mijë kuaj lufte,+ që i mbante në qytetet e karrocave dhe pranë mbretit në Jerusalem.+ 27  Mbreti bëri që në Jerusalem argjendi të ishte si gurët,+ kurse drurët e cedrit të shumtë si fiqtë e Egjiptit në Shefelah.+ 28  Solomoni importonte kuaj nga Egjipti dhe tregtarët e mbretit i merrnin tufa-tufa me një çmim të caktuar.+ 29  Zakonisht një karrocë importohej nga Egjipti për gjashtëqind monedha argjendi dhe një kalë për njëqind e pesëdhjetë. Kështu bënin të gjithë mbretërit e hititëve+ dhe mbretërit e Sirisë. Importimin këta e bënin me anë të këtyre tregtarëve.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «s’i mbeti më frymë».
Fjalë për fjalë «kërkonin fytyrën».