1 Mbretërve 1:1-53

1  Mbreti David ishte i plakur+ dhe i shkuar në moshë. E mbulonin me rroba, por nuk ngrohej.  Kështu që shërbëtorët i thanë: «Le të kërkojnë një vajzë të virgjër+ për zotërinë tonë, mbretin, e cila të përkujdeset+ për të e të bëhet kujdestarja e tij.+ Ajo do t’i shtrihet në gji+ dhe zotëria ynë, mbreti, do të ngrohet.»+  Atëherë në gjithë territorin e Izraelit kërkuan një vajzë të bukur dhe më në fund gjetën shunamiten+ Abishaga+ e ia sollën mbretit.  Kjo vajzë ishte mjaft e bukur.+ Ajo u bë kujdestarja e mbretit dhe i shërbente atij, por ai nuk kreu marrëdhënie me të.  Ndërkaq Adonijahu,+ biri i Hagitës,+ lartësonte veten+ dhe thoshte: «Unë do të bëhem mbret!»+ Ai bëri një karrocë dhe mori disa kalorës dhe pesëdhjetë burra që të vraponin para tij.+  I ati nuk ia kishte lënduar asnjëherë ndjenjat, as nuk e kishte qortuar: «Pse vepron kështu?»+ Ai kishte lindur pas Absalomit dhe ishte edhe shumë i bukur.+  Ai u lidh me Joabin, birin e Zerujasë, dhe me priftin Abiatar.+ Këta morën anën e Adonijahut dhe e ndihmuan.+  Por prifti Sadok,+ Benajahu,+ biri i Jehojadës, profeti Natan,+ Shimei,+ Rei dhe burrat e fuqishëm+ të Davidit nuk u përzien+ me Adonijahun.  Adonijahu flijoi+ dhen, gjedhë dhe kafshë të majme pranë gurit të Zoheletit, buzë En-Rogelit.+ Ai ftoi gjithë vëllezërit e tij, bijtë e mbretit,+ dhe gjithë burrat e Judës, shërbëtorët e mbretit. 10  Ndërsa profetin Natan, Benajahun, burrat e fuqishëm të Davidit dhe Solomonin, vëllanë e vet, nuk i ftoi. 11  Atëherë Natani+ i tha Betshebës,+ nënës së Solomonit:+ «Nuk e ke dëgjuar se Adonijahu, biri i Hagitës,+ është bërë mbret dhe Davidi, zotëria ynë, nuk di gjë fare? 12  Të lutem, më lër të të jap një këshillë.+ Shpëto shpirtin tënd dhe shpirtin e tët biri, Solomonit.+ 13  Shko, hyr te mbreti David dhe thuaji: “O mbret, zotëria im, a nuk iu betove ti skllaves sate: ‘Solomoni, biri yt, do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fronin tim.’+ Pse, pra, është bërë mbret Adonijahu?” 14  Kur ti të jesh duke folur me mbretin, unë do të hyj pas teje dhe do të vërtetoj fjalët e tua.»+ 15  Kështu, Betsheba hyri te mbreti, në dhomën e tij të gjumit.+ Mbreti ishte shumë i moshuar+ dhe i shërbente shunamitja Abishaga.+ 16  Betsheba u përkul thellë dhe ra përmbys+ para mbretit. Atëherë mbreti tha: «Çfarë do të kërkosh?»+ 17  Ajo iu përgjigj: «Zotëria im,+ ti iu betove skllaves sate për Jehovain, Perëndinë tënd: ‘Solomoni, biri yt, do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fronin tim.’+ 18  Por ja, mbret është bërë Adonijahu+ dhe zotëria im, mbreti, nuk di gjë fare.+ 19  Ai flijoi shumë dema, kafshë të majme e dhen dhe ftoi gjithë bijtë e mbretit,+ priftin Abiatar+ dhe Joabin,+ kreun e ushtrisë, kurse shërbëtorin tënd, Solomonin, nuk e ftoi.+ 20  Tani, o zotëria im, o mbret, sytë+ e gjithë Izraelit janë te ti, për t’i treguar se kush do të ulet në fronin e zotërisë tim, mbretit, pas tij.+ 21  Sapo zotëria im, mbreti, të prehet me paraardhësit e vet,+ unë dhe biri im, Solomoni, do të quhemi fajtorë.» 22  Kur ja, ndërsa ajo ishte ende duke folur me mbretin, hyri profeti Natan.+ 23  Menjëherë mbretin e njoftuan: «Ka ardhur profeti Natan!» Pas kësaj, ai hyri te mbreti dhe ra përmbys me fytyrë përtokë para tij.+ 24  Natani tha: «O zotëria im, o mbret, mos ke thënë ti: ‘Adonijahu do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fronin tim.’+ 25  Sepse sot ai zbriti që të flijojë+ dema, kafshë të majme e dhen dhe që të ftojë gjithë bijtë e mbretit, krerët e ushtrisë dhe priftin Abiatar.+ Ata po hanë e po pinë para tij dhe thonë: ‘Rroftë mbreti Adonijah!’+ 26  Kurse mua, shërbëtorin tënd, priftin Sadok,+ Benajahun,+ birin e Jehojadës, dhe Solomonin, shërbëtorin tënd, nuk na ka ftuar.+ 27  Nëse kjo gjë është bërë nga zotëria im, mbreti, atëherë ti nuk ia ke bërë të ditur shërbëtorit tënd+ se kush do të ulet në fronin e zotërisë tim, mbretit, pas tij.» 28  Mbreti David tha: «Më thërritni Betshebën.»+ Ajo hyri dhe qëndroi para mbretit. 29  Mbreti u betua:+ «Siç është e vërtetë që rron Jehovai+ që e shpengoi+ shpirtin tim+ nga të gjitha vuajtjet,+ 30  sot kam për të bërë ashtu si të jam betuar për Jehovain, Perëndinë e Izraelit kur thashë: ‘Solomoni, biri yt, do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fronin tim në vendin tim!’»+ 31  Atëherë Betsheba u përkul thellë me fytyrë përtokë, ra përmbys+ para mbretit dhe tha: «Zotëria im, mbreti David, rroftë përjetë!»+ 32  Menjëherë mbreti David tha: «Më thërritni priftin Sadok,+ profetin Natan dhe Benajahun,+ birin e Jehojadës.» Dhe këta dolën para mbretit. 33  Mbreti u tha: «Merrni me vete shërbëtorët+ e zotërisë tuaj, hipeni në mushkën time+ birin tim Solomon dhe çojeni poshtë në Gihon.+ 34  Atje, prifti Sadok dhe profeti Natan ta mirosin+ si mbret të Izraelit. Bjerini bririt+ dhe thoni: ‘Rroftë mbreti Solomon!’+ 35  Pastaj ngjituni duke ndjekur atë dhe ai të hyjë e të ulet në fronin tim. Ai do të jetë mbret në vendin tim dhe atij kam për t’i ngarkuar detyrën që të bëhet prijës i Izraelit dhe i Judës.» 36  Menjëherë Benajahu, biri i Jehojadës, iu përgjigj mbretit: «Amin!+ Kështu thëntë Jehovai, Perëndia i zotërisë tim, mbretit!+ 37  Ashtu si ka qenë Jehovai me zotërinë tim, mbretin,+ kështu qoftë edhe me Solomonin+ dhe e bëftë fronin e tij më të madh+ se fronin e zotërisë tim, mbretit David!» 38  Atëherë prifti Sadok,+ profeti Natan,+ Benajahu,+ biri i Jehojadës, keretitët+ e peletitët+ zbritën, e hipën Solomonin në mushkën e mbretit David,+ dhe pastaj e çuan në Gihon.+ 39  Prifti Sadok mori nga tenda+ bririn e vajit+ dhe mirosi+ Solomonin. Ata filluan t’i binin bririt, dhe i gjithë populli brohoriti: «Rroftë mbreti Solomon!»+ 40  Pastaj gjithë populli u ngjit duke ndjekur atë. Populli u binte fyejve+ dhe gëzonte me të madhe,+ aq sa toka+ po çahej nga zhurma që bënin. 41  Adonijahu dhe gjithë të ftuarit që ishin me të, e dëgjuan këtë kur kishin mbaruar së ngrëni.+ Me të dëgjuar tingullin e bririt, Joabi tha: «Ç’është kjo zhurmë trazire+ që vjen nga qyteti?» 42  Ai ishte ende duke folur, kur erdhi Jonatani,+ biri i priftit Abiatar. Atëherë Adonijahu i tha: «Hyr, sepse ti je trim dhe sjell lajme të mira.»+ 43  Por Jonatani iu përgjigj Adonijahut: «Jo! Zotëria ynë, mbreti David, ka bërë Solomonin mbret.+ 44  Mbreti dërgoi me të priftin Sadok, profetin Natan, Benajahun, birin e Jehojadës, keretitët e peletitët, dhe ata e hipën në mushkën e mbretit.+ 45  Pastaj prifti Sadok dhe profeti Natan e mirosën si mbret+ në Gihon. Që andej u ngjitën të gëzuar, dhe qyteti zien. Kjo ishte zhurma që dëgjuat.+ 46  Veç kësaj, Solomoni është ulur në fronin e mbretërisë.+ 47  Edhe diçka tjetër: shërbëtorët e mbretit kanë vajtur t’i urojnë gjithë të mirat Davidit, zotërisë tonë, mbretit, me fjalët: ‘Perëndia yt e bëftë emrin e Solomonit më të shkëlqyer se emrin tënd, dhe fronin e tij më të madh se fronin tënd!’+ Pastaj mbreti u përkul mbi shtratin e vet+ 48  dhe tha: ‘Bekuar+ qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, që sot ka ulur dikë në fronin tim, të cilin unë po e shoh me sytë e mi!’»+ 49  Gjithë të ftuarit që ishin me Adonijahun nisën të dridheshin, u çuan dhe ikën secili në udhën e vet.+ 50  Edhe Adonijahu, i frikësuar nga Solomoni, u çua, iku dhe mbërtheu brirët e altarit.+ 51  Më vonë Solomonin e njoftuan: «Ja, Adonijahu është frikësuar nga mbreti Solomon, ka mbërthyer brirët e altarit dhe thotë: ‘Le të më betohet më parë mbreti Solomon se nuk do ta vrasë me shpatë shërbëtorin e tij.’» 52  Atëherë Solomoni tha: «Nëse do të tregohet trim, nuk ka për t’i rënë përtokë as edhe një fije floku,+ por nëse tek ai gjendet diçka e keqe,+ ka për të vdekur.»+ 53  Kështu, mbreti Solomon dërgoi njerëz, dhe ata e zbritën nga altari. Pastaj ai hyri e u përkul para mbretit Solomon, i cili i tha: «Shko në shtëpinë tënde.»+

Shënime në fund të faqes