Jezui e dinte se Mbretëria e Perëndisë është e vetmja qeveri që mund të zgjidhë problemet në tokë. Çfarë ka realizuar tashmë Mbretëria e Perëndisë që të kemi besim tek ajo?
Gjatë gjithë shërbimit të tij, Jezui i mësoi të tjerët për Mbretërinë e Perëndisë më shumë se për çdo gjë tjetër. Për shekuj me radhë, dishepujt e tij janë lutur që kjo Mbretëri të vijë.