Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mary_Ukraine/stock.adobe.com

QËNDRONI VIGJILENTË!

Njerëzit po humbasin besimin te politikanët—⁠Çfarë thotë Bibla?

Njerëzit po humbasin besimin te politikanët—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Gjatë vitit 2024, në mbarë botën do të zhvillohen më tepër zgjedhje se ç’janë zhvilluar ndonjëherë brenda një viti. Mirëpo, shumë veta po e humbasin besimin te politikanët.

  •   Një numër i madh amerikanësh të anketuar thonë se «shumica e politikanëve janë të motivuar më shumë nga arsye egoiste», sesa nga dëshira për të bërë gjëra të mira për njerëzit që përfaqësojnë. aPew Research Center, 19 shtator 2023.

 Po njësoj, edhe shumë të rinj nuk kanë besim te politikanët.

  •   «Adoleshentët shpesh janë të interesuar për gjetjen e zgjidhjeve të çështjeve të rëndësishme, por sipas sondazheve, ata thonë se politikanët nuk përfaqësojnë nevojat e tyre.»—The New York Times, 29 janar 2024.

  •   «Një sondazh tregon se të rinjtë u besojnë më shumë YouTubers-ave, sesa politikanëve.»—The Korea Times, 22 janar 2024.

 A mund t’u besojmë politikanëve për një të ardhme më të mirë? Kujt t’i besojmë?

Kujdes kujt i beson

 Me të drejtë, njerëzit bëjnë kujdes se kujt i besojnë. Bibla thotë se «naivët i besojnë çdo fjale, por mendjemprehtët matin çdo hap që hedhin».—Proverbat 14:15.

 Përveç kësaj, edhe politikanët më të ndershëm e me qëllime të mira janë të kufizuar në atë që mund të bëjnë. Ja pse Bibla na paralajmëron:

  •   «Mos u beso atyre që kanë pushtet dhe influencë! Edhe ata janë veçse njerëz e nuk mund t’ju ndihmojnë.»—Psalmi 146:3, Bibla ECM.

Një lider që mund t’i besosh

 Bibla shpjegon se Zoti ka caktuar një lider plotësisht të aftë e të besueshëm: Jezu Krishtin. (Luka 1:32, 33) Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, një qeveri qiellore.—Mateu 6:10.

a Pew Research Center, «Pikëpamjet pesimiste të amerikanëve për politikën e kombit», shtator 2023.