Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

3. Pse vuajnë njerëzit e mirë?

3. Pse vuajnë njerëzit e mirë?

Pse ka rëndësi

Fakti që njerëzit e mirë vuajnë, bie ndesh me ndjenjën tonë të drejtësisë. Gjithashtu, ai nënkupton se nuk ia vlen të jesh i mirë.

Për të menduar

Disa besojnë se njerëzit kalojnë një cikël vdekjesh dhe rilindjesh. Pohojnë se ata që kanë bërë gjëra të mira, rilindin në një jetë më të mirë, kurse ata që kanë bërë gjëra të liga, rilindin në një jetë plot halle. Sipas kësaj, edhe një njeri i mirë mund të vuajë nëse ka bërë gjëra të liga në «jetën e mëparshme». Por . . .

  • Ç’e mirë do të vinte nga këto vuajtje, përderisa personi që presupozohet se ka rilindur as që e kujton jetën e mëparshme?

  • Pse duhet të bëjmë çmos të jemi të shëndetshëm e të shmangim aksidentet, nëse mirëqenia jonë varet kryesisht nga ajo që kemi bërë në jetën e mëparshme?

    MËSO MË SHUMË

    Shih videon Pse i lejon Perëndia vuajtjet?, në jw.org.

 Çfarë thotë Bibla

Vuajtjet nuk janë ndëshkim nga Zoti.

Përkundrazi, pjesa më e madhe vijnë krejt rastësisht—shpesh, ngaqë jemi në vendin e në kohën e gabuar.

«Garën nuk e fitojnë gjithmonë të shpejtët, as betejën të fuqishmit, as të mençurit nuk kanë gjithmonë ushqim, as inteligjentët nuk kanë gjithmonë pasuri, as të diturit nuk kanë gjithmonë sukses, sepse kohët e vështira dhe ngjarjet e papritura i zënë befas të gjithë.»EKLISIASTIU 9:11.

Natyra jonë mëkatare ndikon te vuajtjet.

Shpesh njerëzit e përdorin fjalën «mëkat» për t’iu referuar një gabimi që bën dikush. Mirëpo, Bibla e përdor edhe për të përshkruar një dobësi që kanë trashëguar të gjithë njerëzit, të mirë a të këqij qofshin.

«Erdha në dritë i ngarkuar me faj, mëkatar që në bark të nënës.»PSALMI 51:5.

Mëkati ka pasur ndikim shkatërrimtar te njerëzit.

Nuk ka dëmtuar vetëm marrëdhënien tonë me Perëndinë, por edhe ekuilibrat tanë me pjesën tjetër të krijimit të Perëndisë. Si pasojë, në nivel individual e global, e gjithë raca njerëzore ka vuajtur jashtë mase.

«Kur dua të bëj të drejtën, e keqja është brenda meje.»ROMAKËVE 7:21.

«E gjithë krijesa vazhdon të rënkojë dhe të përjetojë dhembje së bashku.» ROMAKËVE 8:22.