Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

5. A do të marrin fund vuajtjet ndonjëherë?

5. A do të marrin fund vuajtjet ndonjëherë?

Pse ka rëndësi

Nëse ka arsye për të besuar se vuajtjet do të marrin fund, kjo shpresë mund të përmirësojë pikëpamjen tonë për jetën e madje pikëpamjen tonë për Perëndinë.

Për të menduar

Plot njerëz do të donin t’i eliminonin vuajtjet, por s’kanë shumë në dorë. Vini re sa vijon:

Pavarësisht nga përparimet në mjekësi . . .

  • Sëmundjet e zemrës mbeten një ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve.

  • Kanceri u merr jetën miliona njerëzve çdo vit.

  • «Bota vazhdon të përballet me sëmundje ngjitëse shekullore, të reja, ose të rishfaqura kohët e fundit»,—shkruan dr. Dejvid Blum në revistën Frontiers in Immunology.

Pavarësisht nga rritja e mirëqenies materiale në disa vende . . .

  • Çdo vit, miliona fëmijë vdesin, e kjo ndodh më shpesh në zonat e varfra.

  • Miliarda njerëz jetojnë në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

  • Qindra milionë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm.

Pavarësisht nga rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut . . .

  • Trafikimi i qenieve njerëzore është ende problem aktual në shumë vende, dhe ato shtete që nuk kanë ndjekur penalisht asnjë shkelës, ose janë «të verbra ndaj problemit, ose nuk kanë resurset e nevojshme për ta trajtuar», sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

    MËSO MË SHUMË

    Shih videon Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?, në jw.org.

 Çfarë thotë Bibla

Perëndia merakoset për ne.

Ai nuk i mbyll sytë para dhembjeve dhe vuajtjeve tona.

«[Perëndia] nuk i ka shpërfillur e as i ka përbuzur vuajtjet e të shtypurve, jo, sytë prej tyre nuk i ka larguar, thirrjen e tyre për ndihmë, e ka dëgjuar.» PSALMI 22:24.

«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai merakoset për ju.»1 PJETRIT 5:7.

Vuajtjet nuk do të vazhdojnë pafundësisht.

Bibla premton se qëllimi i Perëndisë për ne do të realizohet.

«Perëndia . . . do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»ZBULESA 21:3, 4.

Perëndia do t’i shkulë me rrënjë shkaqet e vuajtjeve njerëzore.

Këtë do ta bëjë me anë të Mbretërisë së tij, për të cilën Bibla thotë se është një qeveri e mirëfilltë.

«Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i kalojë asnjë populli tjetër . . . , dhe vetë do të qëndrojë përgjithmonë.» DANIELI 2:44.