Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

4. A ishte e thënë që të vuanim?

4. A ishte e thënë që të vuanim?

Pse ka rëndësi

Përgjigja e kësaj pyetjeje ndikon te pikëpamja jonë për jetën.

Për të menduar

A ka kuptim që Krijuesi i gjithë gjërave të bukura në botë të na lërë në dorë të vuajtjeve?

Sipas njerëzve jofetarë, vuajtjet janë një arsye për të vënë në dyshim motivet e Perëndisë, e madje edhe vetë ekzistencën e tij. Ata besojnë se vuajtjet tregojnë se (1) Perëndia nuk ka fuqi t’u japë fund, (2) Perëndia nuk do që t’u japë fund ose (3) Perëndia nuk ekziston.

A janë këto të vetmet mundësi?

MËSO MË SHUMË

Shih videon Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme?, në jw.org.

 Çfarë thotë Bibla

Perëndia nuk na krijoi që të vuanim.

Ai do që ta shijojmë jetën.

«S’ka gjë më të mirë për njeriun se të gëzojë e të bëjë mirë gjatë jetës së vet, dhe që çdo njeri të hajë, të pijë e të kënaqet për gjithë mundin e vet. Kjo është dhuratë nga Perëndia.»EKLISIASTIU 3:12, 13.

Perëndia u dha dy njerëzve të parë një fillim të përsosur.

Ai nuk i solli në jetë që ata dhe pasardhësit e tyre të vuanin.

«Perëndia . . . u tha: ‘Jini të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën e zotërojeni.’»ZANAFILLA 1:28.

Dy njerëzit e parë zgjodhën të ishin të pavarur nga Perëndia.

Si pasojë, i shkaktuan shumë vuajtje vetes dhe gjithë pasardhësve të tyre.

«Mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, e kështu vdekja u përhap te të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.»ROMAKËVE 5:12. *

Perëndia nuk na krijoi që të jetonim të pavarur prej tij dhe pa udhëheqjen e tij.

Sikurse nuk u krijuam për të jetuar nën ujë, po njësoj nuk u krijuam për t’u vetëqeverisur.

«Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij.»JEREMIA 10:23.

Perëndia nuk do që të vuajmë.

Ai do që t’i shmangim problemet sa më shumë të jetë e mundur.

«Ah, sa shumë dua që t’u kushtosh vëmendje urdhërimeve të mia! Atëherë paqja jote do të jetë si lumë.»ISAIA 48:18.

^ par. 17 Në Bibël, fjala «mëkat» nuk u referohet vetëm veprimeve të gabuara, por edhe një dobësie që kanë trashëguar të gjithë njerëzit.