Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

2. A e kemi ne fajin për vuajtjet tona?

2. A e kemi ne fajin për vuajtjet tona?

Pse ka rëndësi

Nëse përgjigja është po, atëherë e kemi vetë në dorë t’i pakësojmë vuajtjet.

Për të menduar

Deri në ç’masë janë fajtorë njerëzit për shkaqet e mëposhtme të vuajtjeve?

  • Abuzimi

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 1 në 4 të rritur janë keqtrajtuar fizikisht të paktën një herë gjatë fëmijërisë dhe 1 në 3 gra janë dhunuar fizikisht a seksualisht (ose të dyja bashkë) të paktën një herë në jetë.

  • Vdekja e një njeriu të dashur

    «Rreth 477.000 vrasje ndodhën në gjithë botën në 2016-n»,—thotë Statistika Botërore e Shëndetit për vitin 2018, botuar nga OBSH-ja. Këtij numri i shtohen edhe 180.000 njerëz që mendohet të jenë vrarë në luftëra dhe konflikte të atij viti.

  • Problemet me shëndetin

    Në një artikull të botuar në revistën National Geographic, shkrimtarja Fren Smith thotë: «Më tepër se një miliardë njerëz pinë duhan, dhe ai u kontribuon pesë shkaktarëve kryesorë të vdekjeve: sëmundjeve të zemrës, hemorragjive cerebrale, infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike dhe kancerit të mushkërive.»

  • Pabarazia sociale

    «Varfëria, pabarazia sociale, racizmi, seksizmi, shpërngulja me forcë dhe kultura konkurruese, janë të gjithë faktorë që mund t’u kontribuojnë sëmundjeve emocionale dhe mendore»,—thotë psikologia Xhei Uots.

    MËSO MË SHUMË

    Shih videon Pse e krijoi Perëndia tokën?, në jw.org.

 Çfarë thotë Bibla

Njerëzit kanë një peshë të madhe të fajit për vuajtjet.

Pjesa më e madhe e vuajtjeve kanë ardhur si pasojë e formave shtypëse të qeverisjes, që ua kanë nxirë jetën po atyre popujve që pretendojnë se u shërbejnë.

«Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.»EKLISIASTIU 8:9.

Vuajtjet mund të pakësohen.

Parimet e Biblës na ndihmojnë të kemi shëndet më të mirë dhe marrëdhënie paqësore me të tjerët.

«Zemra e qetë është jetë për trupin, kurse xhelozia është kalbësirë për kockat.»PROVERBAT 14:30.

«Hiqni çdo vrer shpirtlig, zemërim, furi, të bërtitur, sharje dhe çdo gjë të dëmshme.»EFESIANËVE 4:31.