Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 SI TË GJESH LEHTËSIM NGA STRESI

Një jetë pa stres është e mundur!

Një jetë pa stres është e mundur!

Mençuria e Biblës mund të na ndihmojë të shmangim stresin e tepërt. Ne vetë nuk arrijmë dot të eliminojmë çdo gjë që na shkakton stres, por Krijuesi po. Madje ai ka caktuar dikë që të na ndihmojë: Jezu Krishtin. Në shkallë globale, së shpejti ai do të bëjë gjëra edhe më të mrekullueshme se ato që bëri kur ishte njeri në tokë. Për shembull:

JEZUI DO TË SHËROJË TË SËMURËT, SIÇ BËRI NË TË KALUARËN.

«Tek ai çonin të gjithë ata që vuanin nga sëmundje dhe dhembje të ndryshme, . . . dhe ai i shëronte.»—MATEU 4:24.

JEZUI DO TË SIGUROJË STREHIM DHE USHQIM PËR TË GJITHË.

«Ata [nënshtetasit e Krishtit] do të ndërtojnë shtëpi e do të jetojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. S’do të ndërtojnë që të banojë një tjetër, s’do të mbjellin që të hajë një tjetër.»—ISAIA 65:21, 22.

MBRETËRIMI I JEZUIT DO TË SJELLË PAQE DHE SIGURI NË MBARË GLOBIN.

«Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe do të ketë paqe pa fund derisa të mos ketë më hënë. Ai do të ketë nënshtetas nga deti në det dhe nga Lumi deri në skajet e tokës. . . . Armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.»—PSALMI 72:7-9.

JEZUI DO TË ZHDUKË PADREJTËSITË.

«Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri; ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve. Do t’i çlirojë nga shtypja dhe dhuna.»—PSALMI 72:13, 14.

 JEZUI DO TË ELIMINOJË EDHE VUAJTJET E VDEKJEN.

«Nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»—ZBULESA 21:4.