Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 SI TË GJESH LEHTËSIM NGA STRESI

A je i stresuar?

A je i stresuar?

«Stres deri në njëfarë mase kanë të gjithë njerëzit, ama mua stresi po më mbyt. Nuk ma shkakton një problem i vetëm, por shumë situata e telashe bashkë. Më duket sikur kam një jetë të tërë që kujdesem për burrin tim, i cili vuan nga sëmundje fizike e mendore, dhe nuk shoh dritë në fund të tunelit.»—Xhiljana. *

«Gruaja më braktisi dhe m’u desh të kujdesesha i vetëm për dy fëmijët. E kisha të vështirë të bëja edhe rolin e nënës, edhe të babait. Sikur të mos mjaftonte, humba punën dhe nuk kisha pará as për të paguar kolaudimin e makinës. S’dija nga t’ia mbaja dhe stresi po më mbyste. Thellë-thellë e kuptoja se ishte e gabuar të vrisja veten, prandaj i përgjërohesha Perëndisë që të ma merrte jetën.»—Berti.

A ndihesh edhe ti ndonjëherë sikur stresi po të mbyt, ashtu si Xhiljanën dhe Bertin? Nëse po, urojmë që artikujt vijues të të ngushëllojnë e të të ndihmojnë. Aty tregohen shkaqet e zakonshme të stresit, si ndikon ai te ne dhe si mund ta lehtësojmë deri në njëfarë mase stresin.

^ par. 3 Emrat janë ndryshuar.