Dhurata e buzëqeshjes—Mos e kurse!
SI REAGON kur dikush të fal një buzëqeshje rrezatuese? Ka shumë mundësi që edhe ti i buzëqesh, e ndoshta të bën të ndihesh mirë. Po, buzëqeshjet e sinqerta
Një buzëqeshje e çiltër përcjell emocione pozitive, si hare, lumturi dhe kënaqësi. Një artikull i Observer, gazetë online e Shoqatës për Shkencën Psikologjike, vërejti se, «me sa duket, buzëqeshjen e kemi të lindur». Artikulli thoshte se, edhe të sapolindurit kanë aftësi «t’i kuptojnë tamam shprehjet e fytyrës». Pastaj vazhdonte: «Njerëzit jo vetëm arrijnë në përfundime të dobishme nga buzëqeshjet, por këto përfundime u diktojnë edhe sjelljen.» *
Studiuesit në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara analizuan një grup me pacientë të moshuar dhe reagimet e tyre ndaj shprehjeve të fytyrës të personelit. Studiuesit thanë se, kur shprehjet e tyre të fytyrës «përcillnin më tepër ngrohtësi, kujdes, merak dhe dhembshuri», pacientët ndiheshin më të kënaqur dhe shëndeti
i tyre fizik e mendor përmirësohej. Por, kur personeli tregohej i ftohtë me pacientët, ndodhte e kundërta.Kur buzëqesh, i bën mirë edhe vetes. Studimet tregojnë se buzëqeshja rrit lumturinë e besimin te vetja dhe pakëson stresin. Nga ana tjetër, kur rri i ngrysur, efekti mund të jetë i kundërt.
BUZËQESHJET ‘MË NGRININ MORALIN’
Magdalena, e përmendur më sipër, ishte Dëshmitare e Jehovait gjatë Luftës II Botërore. Atë dhe disa nga familja e saj i çuan në kampin e përqendrimit të Ravensbrukut, Gjermani, ngaqë nuk përqafuan ideologjinë naziste. Ajo kujtonte: «Ndonjëherë rojat s’na lejonin të flisnim me njëri-tjetrin, ama shprehjet e fytyrës nuk na i ndalonin dot. Mjaftonte të shihja buzëqeshjen e mamit e të motrës që të më ngrihej morali e të më forcohej vendosmëria për të qëndruar e patundur.»
Mbase mendon se për shkak të anktheve të jetës nuk ke shumë arsye për të buzëqeshur. Megjithatë mos harro se ndjenjat lindin nga mendimet. (Proverbat 15:15; Filipianëve 4:8, 9) Prandaj, sado e vështirë të jetë, pse të mos përpiqesh të përqendrohesh te gjërat pozitive dhe të kënaqshme kur është e mundur? * Leximi i Biblës dhe lutja i ka ndihmuar shumë njerëz ta bëjnë këtë. (Mateu 5:3; Filipianëve 4:6, 7) Në fakt, fjalët «i lumtur» dhe «gëzim», si edhe fjalët që formohen prej tyre, shfaqen me qindra herë në Bibël. Pse të mos lexosh një ose dy faqe të saj çdo ditë? Mbase edhe ti do të buzëqeshësh më shpesh.
Gjithashtu mos prit që të të buzëqeshin të tjerët. Buzëqesh ti i pari; shtoji pakëz lumturi ditës së një tjetri. Konsideroje buzëqeshjen tënde ashtu siç është vërtet: një dhuratë hyjnore që të pasuron ty dhe të tjerët.
^ par. 3 Duke përdorur një gjuhë të figurshme, Bibla e përshkruan vetë Perëndinë duke buzëqeshur. Në një përkthim të Biblës, Psalmi 119:135 thotë: «Bëj që fytyra jote të buzëqeshë [me miratim] mbi shërbëtorin tënd.»
^ par. 8 Shih artikullin «A ke ‘vazhdimisht gosti’?» në revistën Zgjohuni!, nëntor 2013.