PIKËPAMJA E BIBLËS
Aborti
Mbi 50 milionë foshnja abortohen qëllimisht çdo vit, numër që tejkalon popullsinë e shumë vendeve.
Zgjedhje personale apo çështje morale?
ÇFARË THONË NJERËZIT:
Gratë abortojnë për arsye të ndryshme, si për shembull, ngaqë kanë vështirësi ekonomike a probleme me partnerin, duan të jenë të lira të ndjekin arsimimin e mëtejshëm a karrierën ose nuk duan të jenë nëna të vetme. Por, të tjerët e shohin abortin moralisht të gabuar, pra, dhunim të asaj çka i është besuar një gruaje shtatzënë.
ÇFARË THOTË BIBLA:
Në sytë e Perëndisë, jeta
Gjithashtu, pikëpamja e Perëndisë për jetën e një foshnje të palindur pasqyrohet në Ligjin që i dha kombit të Izraelit, si dhe në ndërgjegjen që na ka dhënë Ai vetë. Në Ligjin e Perëndisë thuhej se, kush godiste një grua shtatzënë dhe shkaktonte vdekjen e foshnjës, duhej dënuar me vdekje
Edhe ndërgjegjja që na ka dhënë Perëndia, ndihmon. Kur një grua ia vë veshin ndërgjegjes së saj, ose zërit të brendshëm, duke respektuar jetën e foshnjës që ka në bark, ruan një ndërgjegje të qetë. * Por, nëse e shpërfill, ndërgjegjja mund ta brejë, e madje ta dënojë. (Romakëve 2:14, 15) Përveç kësaj, studimet tregojnë se gratë që kanë abortuar, rrezikojnë më shumë të kenë ankth e depresion.
Po nëse të tremb ideja e rritjes së fëmijës, sidomos kur shtatzënia është e paplanifikuar? Vër re premtimin sigurues që u bën Perëndia atyre që u qëndrojnë besnikë normave të tij: «Me atë që është besnik, ti do të veprosh me besnikëri; njeriun [ose gruan] e patëmetë do ta trajtosh siç e meriton.» (Psalmi 18:25) Fjala e Perëndisë thotë edhe: «Jehovai e do drejtësinë dhe nuk do t’i braktisë besnikët e vet.»
«Ndërgjegjja e tyre, që jep dëshmi bashkë me ta dhe në mendimet e tyre, i akuzon ose i shfajëson.»
—Romakëve 2:15.
Po nëse ke abortuar?
ÇFARË THONË NJERËZIT:
Rutha, një nënë e vetme, tha: «Kisha tashmë tre fëmijë të vegjël dhe nuk isha në gjendje të rritja katër. Megjithatë, pasi abortova, e ndieva që kisha bërë një gjë të tmerrshme.» * Po a ishte diçka që Zoti nuk mund ta falte?
ÇFARË THOTË BIBLA:
Jezu Krishti pasqyroi mendjen e Perëndisë kur tha: «Unë nuk erdha për të drejtët, por që të thërras mëkatarët të pendohen.» (Luka 5:32) Po, nëse ndiejmë vërtet keqardhje për një gabim që kemi bërë, pendohemi dhe i kërkojmë falje Perëndisë, ai është gati të na falë
Nëse i penduari i lutet Perëndisë me përulësi, përveç ndërgjegjes së pastër, Ai i jep paqe mendore. Te Filipianëve 4:6, 7 thuhet: «Bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime. Kështu paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do të ruajë zemrën dhe fuqitë tuaja mendore.» * Rutha fitoi këtë paqe të brendshme pasi studioi Biblën dhe ia zbrazi zemrën Perëndisë. Ajo mësoi se Perëndia «fal me të vërtetë».
«[Perëndia] nuk vepron me ne sipas mëkateve tona, dhe nuk na ndëshkon siç e meritojnë fajet tona.»
—Psalmi 103:10.
^ par. 8 Një rrezik i mundshëm për shëndetin e nënës ose të foshnjës nuk do ta justifikonte abortin. Nëse gjatë lindjes një çifti i duhet të zgjedhë midis jetës së nënës dhe të fëmijës, vendimi u takon atyre. Sidoqoftë, në mjaft vende të zhvilluara, këto raste janë rralluar shumë falë përparimit në mjekësi.
^ par. 12 Emri është ndryshuar.
^ par. 14 Edhe shpresa e ringjalljes i kontribuon paqes së brendshme. Shih «Pyetje nga lexuesit» në revistën Kulla e Rojës të 15 prillit 2009, që shqyrton parimet biblike nëse do të ringjallet një fëmijë që vdes në bark të nënës.