Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si e humbi njeriu Parajsën

Si e humbi njeriu Parajsën

 Për të rinjtë tanë

Si e humbi njeriu Parajsën

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur je edhe ti atje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve kryesore. Jetoje tregimin!

ANALIZO NGJARJEN.—LEXO ZANAFILLËN 3:1-24.

Si mendon se reagoi në fillim Eva kur gjarpri nisi t’i fliste?

․․․․․

Duke pasur parasysh që Adami dhe Eva mëkatuan me dashje, si mendon se ndiheshin ata, siç thuhet në vargjet 7-10?

․․․․․

Si e përfytyron dëbimin e Adamit dhe të Evës nga kopshti i Edenit, siç përshkruhet në vargjet 22-24?

․․․․․

KËRKO MË THELLË.

Në ç’mënyrë sytë e çuan Evën në mëkat? (Lexo përsëri vargun 6.)

․․․․․

Pse fryti u bë «i dëshirueshëm» për Evën? (Lexo përsëri vargjet 4 dhe 5.)

․․․․․

Çfarë mund ta ketë shtyrë Adamin që të mëkatonte bashkë me Evën? (Lexo përsëri vargun 6.)

․․․․․

Në ç’mënyrë mëkati do të ndikonte për keq në marrëdhëniet burrë-grua te brezat që do të vinin? (Lexo përsëri vargun 16.)

․․․․․

Nga u duk qartë se, si pasojë e mëkatit, marrëdhënia mes Adamit dhe Evës u tendos? (Lexo përsëri vargun 12.)

․․․․․

Çfarë bëri menjëherë Jehovai në mënyrë që qëllimi i tij të realizohej? (Lexo përsëri vargun 15.)

․․․․․

NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Rreziqet e një fryme të pavarur.

․․․․․

Mënyrën se si sytë mund të çojnë në dëshira të gabuara.

․․․․․

Kotësinë që t’ua hedhim të tjerëve fajin për gabimet tona.

․․․․․

ÇFARË TË PREK MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․