Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ardhtë Mbretëria jote!»—Një lutje e përsëritur nga miliona njerëz

«Ardhtë Mbretëria jote!»—Një lutje e përsëritur nga miliona njerëz

A je lutur ndonjëherë që të vijë Mbretëria e Perëndisë? Gjatë shekujve, miliona njerëz i kanë përsëritur fjalët: «Ardhtë Mbretëria jote!» Pse? Ngaqë Jezui u tha dishepujve të tij të luten për Mbretërinë e Perëndisë.

Në fillim, dishepujt e Jezuit nuk kuptuan çdo gjë që u tha për Mbretërinë. Një herë e pyetën: «Zotëri, në këtë kohë do ta rivendosësh mbretërinë e Izraelit?» Ndoshta u habitën që Jezui nuk ua tha tamam kur do të vinte Mbretëria e Perëndisë. (Veprat 1:6, 7) A do të thotë kjo se nuk arrijmë dot të dimë çfarë është Mbretëria e Perëndisë dhe kur do të vijë ajo? Përkundrazi!

Ky numër i Kullës së Rojës do të të ndihmojë të gjesh përgjigjet e këtyre pyetjeve:

  • Pse kemi nevojë për Mbretërinë e Perëndisë?

  • Kush është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë?

  • Kur do ta qeverisë tokën Mbretëria e Perëndisë?

  • Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?

  • Pse duhet të marrësh anën e Mbretërisë së Perëndisë që tani?

  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?