Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Toka do të japë prodhimin e saj, se Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.»—PSALMI 67:6

Shijo përgjithmonë bekimet e Krijuesit

Shijo përgjithmonë bekimet e Krijuesit

Perëndia i premtoi profetit Abraham se një nga pasardhësit e tij do t’u sillte bekime ‘gjithë kombeve të tokës’. (Zanafilla 22:18) Kush do të ishte ai pasardhës?

Rreth 2.000 vjet më parë, Perëndia i dha Jezuit, një pasardhësi të Abrahamit, fuqinë për të kryer mrekulli të jashtëzakonshme. Ato mrekulli treguan se premtimi që iu bë Abrahamit, do të vinte te kombet me anë të Jezu Krishtit.—Galatasve 3:14.

Mrekullitë që kreu Jezui, e identifikuan si mjetin që ka zgjedhur Perëndia për të bekuar njerëzimin. Gjithashtu treguan si do ta bekojë përgjithnjë Perëndia njerëzimin nëpërmjet tij. Vër re si dalin në pah cilësitë tërheqëse të Jezuit nga mrekullitë që kreu.

Zemërbutësia: Jezui shëroi të sëmurët.

Një herë, një i lebrosur iu përgjërua Jezuit që ta shëronte. Jezui e preku dhe i tha: «Po, dua!» Menjëherë lebra u zhduk.—Marku 1:40-42.

Bujaria: Jezui ushqeu të uriturit.

Jezui nuk donte që njerëzit të vuanin urie. Më shumë se një herë ushqeu mijëra njerëz, duke shtuar me anë të një mrekullie ca bukë dhe ca peshq të vegjël. (Mateu 14:17-21; 15:32-38) Pasi hëngrën, të gjithë ishin të ngopur, dhe teproi goxha ushqim.

Dhembshuria: Jezui ringjalli të vdekurit.

‘I shtyrë nga keqardhja’, Jezui ktheu në jetë djalin e vetëm të një vejushe të pikëlluar, e cila kishte mbetur njeri pa njeri.—Luka 7:12-15.