Lutuni vazhdimisht për miratimin e Perëndisë
Perëndia u bëri njerëzve një dhuratë unike—aftësinë për të komunikuar me të nëpërmjet lutjes dhe për të shprehur atë që ndiejnë për të. Profeti David u lut: «O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijnë njerëz nga çdo cep i tokës.» (Psalmi 65:2) Por, si të lutemi që Perëndia të na dëgjojë dhe të na bekojë?
LUTU ME PËRULËSI E ME GJITHË ZEMËR
Kur i lutesh Perëndisë me fjalët e tua, ke mundësi t’ia zbrazësh zemrën, pra t’i tregosh çfarë ndien vërtet. (Psalmi 62:8) Perëndia i Plotfuqishëm i çmon lutjet e sinqerta e nga zemra.
THIRRE PERËNDINË NË EMËR
Perëndia ka shumë tituj, si: Allah, Zot, Zotëri, Krijues, Zot i Madhërishëm etj. Ama ka vetëm një emër. «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.» (Isaia 42:8) Emri i Jehovait del rreth 7.000 herë në Shkrimet e Shenjta. Shumë profetë iu drejtuan në lutje me emër Perëndisë. Abrahami i tha: «Të lutem, o Jehova, . . . më lër të flas akoma.» (Zanafilla 18:30) Edhe ne duhet ta përdorim emrin e Perëndisë Jehova kur lutemi.
LUTU NË GJUHËN TËNDE
Perëndia e kupton si ndihemi e si mendojmë, pavarësisht se në cilën gjuhë i shprehemi. Fjala e tij na siguron: «Perëndia nuk është i anshëm, por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»—Veprat 10:34, 35.
Megjithatë, që të marrim bekimin e Perëndisë, nuk mjafton vetëm të lutemi. Në artikullin vijues do të shqyrtojmë çfarë nevojitet tjetër.