Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ashtu si një biznesmen përdor sekretarin që të shkruajë një mesazh për të, Perëndia përdori njerëz besnikë për të shkruar Shkrimet e Shenjta

Si na i zbulon Krijuesi premtimet e tij të dashura?

Si na i zbulon Krijuesi premtimet e tij të dashura?

Që kur na krijoi, Krijuesi ka komunikuar me ne nëpërmjet engjëjve dhe profetëve. Për më tepër, ka zgjedhur që mesazhin dhe premtimet e tij t’i hedhë me shkrim. Këto premtime ndikojnë tek e ardhmja jonë. Prandaj, ku mund t’i gjejmë sot premtimet e Perëndisë?

Mesazhi i Perëndisë për ne gjendet në Shkrimet e Shenjta. (2 Timoteut 3:16) Si e shkroi mesazhin e tij Perëndia nëpërmjet profetëve? Perëndia vuri mendimet e tij në mendjen e shkrimtarëve dhe ata i hodhën me shkrim. (2 Pjetrit 1:21) E njëjta gjë ndodh edhe sot. Nëse një biznesmen i kërkon sekretarit të shkruajë një mesazh në emër të tij, e kuptojmë fare mirë se autori i mesazhit është biznesmeni. Po njësoj, edhe pse Perëndia përdori njerëzit për të shkruar mesazhin e tij, Autori i vërtetë i Shkrimeve të Shenjta është ai vetë.

FJALA E PERËNDISË GJENDET ME LEHTËSI

Mesazhi i Perëndisë është aq i rëndësishëm, sa ai do që të gjithë njerëzit ta lexojnë dhe ta kuptojnë. Sot ‘lajmi i mirë i përhershëm’ që vjen prej tij, është në dispozicion të ‘çdo kombi, fisi dhe gjuhe’. (Zbulesa 14:6) Me bekimin e Perëndisë, Shkrimet e Shenjta gjenden të plota ose të pjesshme në më tepër se 3.000 gjuhë, shumë më shumë se çdo libër tjetër në tokë.