Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Krijuesi ynë i dashur merakoset për ne

Krijuesi ynë i dashur merakoset për ne

1. FALË KRIJUESIT TONË, DIELLI LIND

A e imagjinon jetën pa dritën e diellit? Dielli siguron energjinë e nevojshme që pemët të çelin gjethe e lule dhe të japin fruta e fara. Gjithashtu i ndihmon pemët të thithin ujin nga toka te rrënjët, te gjethet lart dhe në fund të çlirohet në ajër si avull.

2. FALË KRIJUESIT TONË, SHIU BIE

Shiu, një dhuratë e paçmuar e Perëndisë, bën që toka të japë ushqim, që të kemi ç’të hamë. Perëndia sjell shira nga qielli dhe stinë të frytshme, na jep ushqim me bollëk dhe na i mbush zemrat plot gëzim.

 3. FALË KRIJUESIT TONË, KEMI USHQIM E VESHJE

Shumë baballarë janë në ankth për të siguruar bukën e gojës dhe veshje për familjen. Vër re çfarë thonë Shkrimet: «Vështroni me kujdes zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në depo, e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë se ata?»—Mateu 6:25, 26.

«Shihni si rriten zambakët e fushës dhe mësoni prej tyre. . . . Megjithatë unë po ju them se as [Mbreti Solomon], me gjithë madhështinë e tij, nuk ishte i veshur si një prej tyre. Tani, nëse Perëndia i vesh kështu bimët e fushës, . . . a nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju?!»—Mateu 6:28-30.

Përderisa Perëndia mund të na sigurojë ushqim dhe veshje, s’ka dyshim që do të na ndihmojë të plotësojmë edhe nevoja të tjera jetike. Nëse bëjmë çmos të kryejmë vullnetin e Perëndisë, ai mund t’i bekojë përpjekjet tona për të kultivuar ushqimin që na duhet ose për të gjetur një punë që të blejmë çfarë na nevojitet.—Mateu 6:32, 33.

Kur mbajmë parasysh diellin, shiun, zogjtë dhe lulet, kemi plot arsye ta duam Perëndinë. Artikujt në vazhdim do të trajtojnë si ka komunikuar Krijuesi me njerëzimin.