Si mund të të ndihmojnë lutjet?
Ngaqë ishte e sëmurë rëndë, Pamela kërkoi ndihmë mjekësore të specializuar. Megjithatë, iu lut Zotit për forcë që të duronte këtë situatë të rëndë. A e ndihmuan lutjet?
Pamela thotë: «Gjatë luftës sime me kancerin, shpesh ndihesha në ankth. Por, kur i lutesha Perëndisë Jehova, më pushtonte një ndjenjë paqeje dhe mund të mendoja qartë. Akoma kam dhembje kronike, por lutja më ndihmon të mbaj një pikëpamje pozitive. Kur njerëzit më pyesin si ndihem, u them: ‘Jo shumë mirë, por zemrën e kam të lumtur.’»
S’ka pse të presim që ndonjë gjë të na e kërcënojë jetën, para se të fillojmë të lutemi. Të gjithë përballemi me vështirësi të mëdha e të vogla dhe shpesh ndiejmë se kemi nevojë për ndihmë që t’i përballojmë. A ndihmojnë vërtet lutjet?
Bibla thotë: «Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai do të të mbështetë. Ai s’do të lejojë kurrë që i drejti të bjerë.» (Psalmi 55:22) Sa mendim ngushëllues! Por, si mund të të ndihmojnë lutjet? Kur i lutesh Zotit në mënyrën e duhur, ai të jep çfarë të nevojitet për të përballuar vështirësitë.—Shih kutinë « Lutjet dhe ti».