shqip
Nofulla e krokodilit—A është projektuar?
https://cms-imgp.jw-cdn.org/img/p/102015251/univ/art/102015251_univ_sqr_xl.jpg
g 7/15 f. 16

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Nofulla e krokodilit

Nofulla e krokodilit

KROKODILI kafshon më fort se çdo kafshë që ekziston sot. Për shembull, krokodili i ujërave të kripura, që ndodhet afër Australisë, mund të kafshojë rreth tri herë më fort se luani apo tigri. Nga ana tjetër, nofulla e tij është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj prekjes, madje më e ndjeshme se mollëzat e gishtave tanë. Si ka mundësi kur lëkura e tij është si koracë?

Nofulla e tij mbulohet nga mijëra organe ndijimi. Pasi i studioi, studiues Dankan Liçi vërejti: «Të gjitha fundet e indeve nervore dalin nga një vrimë në kafkën e tij.» Kjo mbron fijet nervore të nofullës ndërsa i siguron ndjeshmërinë që në disa pika është aq e lartë sa nuk diktohet dot as me aparate matëse. Falë kësaj ndjeshmërie, krokodili mund të përcaktojë nëse ajo që fut në gojë është e ngrënshme apo jo. Ndjeshmëria ndihmon edhe krokodilin nënë t’i mbajë në gojë të vegjlit pa i shtypur. Nofulla e krokodilit është një kombinim i paparë i forcës dhe i ndjeshmërisë.

Si mendon? A erdhi me evolucion nofulla e krokodilit? Apo është projektuar?