Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE

Si filloi jeta?

Si filloi jeta?

Si do ta plotësoje fjalinë e mëposhtme?

JETA ËSHTË REZULTAT I ․․․․․.

  1. EVOLUCIONIT

  2. KRIJIMIT

DISA mendojnë se ata që bazohen te shkenca do të zgjidhnin ‘evolucionin’, kurse njerëzit fetarë do të zgjidhnin ‘krijimin’.

Por nuk ndodh gjithnjë kështu.

Në të vërtetë, shumë njerëz të arsimuar, madje edhe disa shkencëtarë, e vënë në pikëpyetje teorinë e evolucionit.

Le të shohim rastin e Zherardit, profesor i entomologjisë (shkenca që merret me studimin e insekteve), të cilit në fakultet i kishin mësuar evolucionin. Ai pohon: «Në provime u jepja profesorëve përgjigjet që donin, ama vetë nuk i besoja.»

Pse edhe disa që bazohen te shkenca e kanë të vështirë ta pranojnë se jeta erdhi me evolucion? Për të marrë përgjigje, le të shqyrtojmë dy pyetje që i pështjellojnë shumë studiues. (1) Si nisi jeta? (2) Si u zhvilluan gjallesat?