Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 A ËSHTË PROJEKTUAR?

Krahu dritëthithës i fluturës

Krahu dritëthithës i fluturës

QË NJERIU të jetë më pak i varur ndaj lëndëve djegëse natyrore, shkencëtarët duan shumë t’i bëjnë më të efektshme pajisjet që grumbullojnë energji diellore. «Zgjidhja e këtij problemi,—tha një shkencëtar,—mund të ketë qenë . . . duke rrahur krahët para syve tanë.»

Luspat e krahut të fluturës kanë vrima në formë hojesh

Shqyrto faktet: Që të ngrohen gjatë periudhave të ftohta, fluturat hapin krahët në diell. Krahët e disa lloje fluturash bishtdallëndyshe arrijnë në mënyrë të jashtëzakonshme të tërheqin dhe të thithin dritën e diellit. Sekreti i këtyre insekteve qëndron jo vetëm te pigmenti i tyre i errët, por edhe te struktura e luspave mikroskopike të vendosura njëra mbi tjetrën që veshin krahët e tyre. Vetë luspat përbëhen nga vrima në formë hojesh të vendosura në rreshta të ndarë nga kreshta në formë V-je të përmbysur që e futin dritën në këto vrima. Kjo strukturë gjeniale thith dritën, që i bën goxha të errët krahët dhe e ngroh fluturën në mënyrë të efektshme e të mahnitshme.

«Krahët e fluturës mund të renditen ndër strukturat më të brishta në natyrë, por ato i kanë frymëzuar jashtë mase studiuesit të nxjerrin teknologji të reja për dyfishimin e prodhimit të gazit të hidrogjenit nga uji dhe drita e diellit, një lëndë djegëse e së ardhmes që nuk ndot mjedisin.»—thotë Science Daily. Fusha të tjera ku ajo mund të aplikohet me sukses janë edhe mjetet optike dhe panelet diellore.

Si mendon? A erdhi me evolucion struktura dritëthithëse e krahut të fluturës? Apo është projektuar?