Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Salvador

Një vizitë në Salvador

AFRO 500 vjet më parë, kur spanjollët mbërritën në vendin që sot njihet me emrin Salvador, fisi mbizotërues i asaj zone e quajti territorin e vet Kuskatlan, që do të thotë «Vendi i xhevahireve». Sot, shumë njerëz në Salvador janë pasardhës të fiseve indigjene dhe të kolonizatorëve evropianë.

Salvadorianët njihen si popull i papërtuar dhe miqësor. Ata janë edhe të sjellshëm e të respektueshëm. Përshëndeten me mirësjellje para se të hyjnë në muhabet ose kur futen në dyqan, duke thënë «Buenos días» (mirëdita) ose «Buenas tardes» (mirëmbrëma). Në fakt, për salvadorianët e zonave rurale dhe të qyteteve të vogla, është e pasjellshme ta shpërfillësh një kalimtar e të mos e përshëndetësh.

Kultivimi i kafesë ka ndikuar ndjeshëm në historinë e Salvadorit

Një nga gatimet që salvadorianët pëlqejnë më shumë është pupusa—një tortijë me miell misri (ose orizi) e mbushur me djathë e fasule, si dhe me mish derri ose gjëra të tjera. Shpesh, pupusa shërbehet me salcë domatesh dhe me kurtido—një përzierje me lakra, karota, qepë dhe uthull pikante. Megjithëse disa përdorin thikë e pirun, sipas zakonit, pupusa hahet me duar.

Pupusa është një nga ushqimet më të njohura në Salvador

Ujëvara Los Tersios, Suçitoto

 A E DIJE? Salvadori është quajtur vendi i vullkaneve. Ka më shumë se 20 vullkane, disa prej të cilave janë ende aktive. Ujëvara Los Tersios derdhet mbi kolona të larta shkëmbore gjashtëkëndore të formuara nga aktiviteti vullkanik.

Në Salvador ka më tepër se 38.000 Dëshmitarë të Jehovait, të cilët janë të organizuar në rreth 700 kongregacione. Ata u mësojnë Biblën rreth 43.000 njerëzve në spanjisht, anglisht dhe në gjuhën salvadoriane të shenjave.