shqip
T’i japim zemër njëri-tjetrit (Kënga 90)
/assets/ct/08c9985de2/images/syn_placeholder_sqr.png
sjj kënga 90

KËNGA 90

T’i japim zemër njëri-tjetrit

T’i japim zemër njëri-tjetrit

(Hebrenjve 10:24, 25)

  1. 1. Merak tregojm’ për njëri-tjetrin,

    forcojm’ e mbrojm’ çdo zemërvrar’.

    Shkëlqen, përsoset dashuria

    kur tjetrin vëm’ në radh’ të par’.

    E ngroht’ familja e besimit,

    aty gjejm’ forc’, inkurajim,

    gjejm’ miq që duan Jehovain:

    folè ku shpirti gjen strehim!

  2. 2. Një fjal’ e but’ që del nga zemra,

    freskon si vesa në agim.

    I ëmbël zëri i një miku,

    i jep të dob’tit ngushëllim!

    Oaz’ familja e besimit,

    mes nesh ka paqe, harmoni!

    I lidhim plagët njëri-tjetrit,

    ndihmojm’ këdo me dashuri.

  3. 3. Në prag ësht’ ‘dita e furishme’,

    çdo çast e ndiejm’ atë më pran’.

    Ndaj mbledhjet nuk i lëm’ pas dore,

    liman i sigurt ato jan’.

    Të gjith’ ne jemi një familje,

    të lidhur fort në unitet.

    I japim zemër njëri-tjetrit,

    me syt’ te jeta e vërtet’!