Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 82

«Le të ndriçojë drita juaj*»

«Le të ndriçojë drita juaj*»

(Mateu 5:16)

  1. 1. ‘Jeni drit’ e botës,

    drit’ për çdo njeri!

    Ndrini fort,​—tha Krishti,—

    me paanësi.’

    Shndrit si dielli Bibla,

    paqe vjen prej saj,

    e kjo drit’ le të ndriçoj’,

    në çdo cep e skaj.

  2. 2. Ndrin sot e vërteta,

    errësirën tret,

    ndaj t’ia çojm’ çdo zemre,

    që çlirimin pret.

    Shkrimet mprehin gjuhën,

    ndritin mendjen ton’,

    që t’i japim drit’ e shpres’,

    kujtdo që dëgjon.

  3. 3. Sjellja e shkëlqyer,

    plot me mirësi,

    drit’ i jep gjith’ botës,

    fjal’ve hijeshi.

    Në k’të koh’ të errët,

    qofshim drit’ përher’,

    e t’i japim Atit ton’,

    veç lavdi e nder.