ZEMRA IME I KËNDON JEHOVAIT

Kënga e re (Kënga 62)

shqip
Kënga e re (Kënga 62)
/assets/ct/29206d32a6/images/syn_placeholder_sqr.png
sjj kënga 62

KËNGA 62

Kënga e re

Kënga e re

(Psalmi 98)

  1. 1. Sot ushton një këng’, një këng’ e re plot energji,

    himn për të fuqishmin, të lartin Perëndi.

    Ësht’ gjith’ mirësi dhe drejtësi sa her’ gjykon,

    ndaj falënderime e lavde meriton!

    (REFRENI)

    Zemra flet,

    një këng’ e re buçet.

    Zemra flet:

    «O Jehova, je Mbret!»

  2. 2. Këng’ e re gjëmon për Jehovain, Atin ton’,

    emrit më të bukur kjo këng’ i bën jehon’.

    Zërat i bashkojm’, këndojm’ në kor me gjallëri,

    harpat dhe trumbetat kumbojn’ tër’ madhështi.

    (REFRENI)

    Zemra flet,

    një këng’ e re buçet.

    Zemra flet:

    «O Jehova, je Mbret!»

  3. 3. Det, lugin’ e mal bashkohen në k’të këng’ të re,

    sot i gjith’ krijimi ngre zërin bashk’ me ne.

    Toka brohoret, lumenjt’ vërshojn’, bëjn’ melodi,

    kor i madhërishëm këndon në harmoni.

    (REFRENI)

    Zemra flet,

    një këng’ e re buçet.

    Zemra flet:

    «O Jehova, je Mbret!»