shqip
Qiejt i japin lavdi Perëndisë (Kënga 6)
/assets/ct/28ada02fb0/images/syn_placeholder_sqr.png
sjj kënga 6

KËNGA 6

Qiejt i japin lavdi Perëndisë

Qiejt i japin lavdi Perëndisë

(Psalmi 19)

  1. 1. Sa her’ shoh qiejt, me yje zbukuruar,

    gjith’ fjalët i humbas

    e zhytem në mendim . . .

    Je plot lavdi, plot fuqi, Ati im,

    ti je Artisti më i madh,

    i mençur pa mbarim!

  2. 2. Ësht’ ligji yt, i mir’ e i përkryer,

    balsam për shpirtin tim,

    për zemrën melodi.

    E çdo këshill’ rrezaton mençuri,

    si uj’ i jetës për këdo,

    të vjetër a të ri.

  3. 3. Çdo fjal’ nga ti, si mjalt’ që rrjedh nga hojet.

    I dua me gjith’ shpirt,

    jan’ mbrojtje dhe drejtim.

    Respekt të thell’ kam për ty, Ati im!

    Përjetësisht ti je i denj’,

    për lavde dhe nderim.