ZEMRA IME I KËNDON JEHOVAIT

Kërkojmë miqtë e paqes (Kënga 58)

shqip
Kërkojmë miqtë e paqes (Kënga 58)
/assets/ct/08c9985de2/images/syn_placeholder_sqr.png
sjj kënga 58

KËNGA 58

Kërkojmë miqtë e paqes

Kërkojmë miqtë e paqes

(Luka 10:6)

  1. 1. Për miqt’ e paqes, Krishti kish merak.

    Për ta u lodh; në shi e vap’

    kërkoi, nuk u ndal aspak.

    Zemrat mjekoi me aq shum’ kujdes;

    me Fjalën e Jehovait,

    njer’zve u dha shpres’.

    Ky shembull na sjell frymëzim,

    ndaj predikojm’ sot pa pushim,

    le ta dëgjoj’ gjith’ bota lajmin e mir’!

    (REFRENI)

    Me dashuri,

    kërkojm’ çdo zemër që po vuan.

    Do të bëjm’ çmos

    të gjejm’ ata që paqen duan.

    S’ka forc’ në bot’

    që të na ndal’!

  2. 2. Miliona njerëz digjen për liri,

    pa humbur koh’, kërkojm’ t’i gjejm’,

    për ne i shtrenjt’ ësht’ çdo njeri.

    Zemrat që vuajn’, luten për shërim,

    që t’i ndihmojm’ e t’u rrim’ pran’,

    rendim me gëzim.

    Kur gjejm’ dikë që na dëgjon,

    s’përmbahet lumturia jon’,

    na motivon kjo që të mos heqim dor’!

    (REFRENI)

    Me dashuri,

    kërkojm’ çdo zemër që po vuan.

    Do të bëjm’ çmos

    të gjejm’ ata që paqen duan.

    S’ka forc’ në bot’

    që të na ndal’!