shqip
Çdo ditë të lutem, Jehova! (Kënga 47)
/assets/ct/79e1b14fff/images/syn_placeholder_sqr.png
sjj kënga 47

KËNGA 47

Çdo ditë të lutem, Jehova!

Çdo ditë të lutem, Jehova!

(1 Selanikasve 5:17)

  1. 1. Fjalët e zemrës i çmon, Ati im,

    me ty në lutje ndaj çdo shqetësim.

    Ndjenjat e mia sa mir’ i kupton,

    çdo dit’ të lutem e ti më dëgjon.

    Fjalët e zemrës i çmon.

  2. 2. O Jehova, më dëgjo, Ati im,

    ji mëshirplot’ e më fal çdo gabim.

    Kur të rrëfehem, çdo ndjenj’ më kupto

    dhe që jam pluhur, o At’, mos harro.

    O Jehova, më dëgjo!

  3. 3. Zemrën ta zbraz ty çdo dit’, Ati im;

    kur jam në ankth, marr nga ti lehtësim.

    Ti më jep forc’ të kaloj vështir’sit’;

    kur të kam pran’, nuk më mposhtin stuhit’.

    Zemrën ta zbraz ty çdo dit’.