Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 43

Një lutje falënderimi për ty, Jehova!

Një lutje falënderimi për ty, Jehova!

(Psalmi 95:2)

  1. 1. Oh, sa i ëmbël ësht’ zëri i zemrës,

    nga mirënjohja për ty, Ati im!

    Lidhja me ty më e çmuar se jeta,

    çdo dit’ me ty merr kuptim dhe qëllim.

    Erdha në drit’ i ngarkuar me faje,

    por ti më fal dhe mëkatet i fshin.

    Faleminderit që je i mëshirshëm,

    faleminderit për gjith’ mirësin’!

  2. 2. Dhe pse jam pluhur që era fryn tutje,

    Ti më tërhoqe, më more në gji.

    Më udhëheq nëpër shtigjet e jetës,

    dhe më mëson si të shfaq dashuri.

    Ësht’ fryma jote si zjarr brenda meje,

    ndaj s’mund të hesht se kam forc’ e guxim.

    Për çdo të mir’, çdo dhurat’ të përsosur,

    faleminderit me shpirt, Ati im!