Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 39

I këndshëm qoftë emri im për Ty!*

I këndshëm qoftë emri im për Ty!*

(Eklisiastiu 7:1)

  1. 1. Kam shum’ dëshir’, At’, që të të sjell gëzim,

    i mir’, i këndshëm për ty qoft’ emri im!

    Buz’qeshja jote, At’, ësht’ gjëja më me vler’,

    ndaj ty të bindem e të jap nder!

  2. 2. Shkëlqen sot bota, ofron fam’ dhe pushtet,

    premton të ardhme e lumturi në jet’.

    Por ësht’ një iluzion, ësht’ vetëm një mashtrim,

    që sjell veç dhembje e hidhërim.

  3. 3. Të përgjërohem, o Perëndia im,

    më mbaj në mendje, kujtoje emrin tim!

    Do të jetoj për ty, për aq sa të kem jet’,

    gjith’ qenia ime ty të përket.