ZEMRA IME I KËNDON JEHOVAIT

E ruaj zemrën me kujdes (Kënga 36)

shqip
E ruaj zemrën me kujdes (Kënga 36)
/assets/ct/b4d7e1101e/images/syn_placeholder_sqr.png
sjj kënga 36

KËNGA 36

E ruaj zemrën me kujdes

E ruaj zemrën me kujdes

(Proverbat 4:23)

  1. 1. E ruaj zemrën me kujdes,

    më çon ajo në jet’!

    Në zemër Jehovai sheh

    personin e vërtet’.

    Me zemrën mendja shpesh lufton,

    të jen’ në harmoni.

    Bëj çmos që zemrën e pabes’

    ta mbroj gjith’ mençuri.

  2. 2. E ruaj zemrën me kujdes,

    me lutje, përgjërim.

    Kërkoj nga ti, o Jehova,

    mbështetje dhe drejtim.

    E çdo mësim që ti më jep,

    e çmoj, e mbaj në gji.

    Me to mbroj zemrën gjith’ merak,

    dhe gjej kënaqësi.

  3. 3. E ruaj zemrën me kujdes,

    peshoj mir’ çdo mendim.

    Nga fjala jote Jehova,

    marr forc’ e motivim.

    Besnikët ti i do, o At’,

    nuk kam asnjë dyshim.

    Ndaj me gjith’ zemër të shërbej,

    se ti je miku im.