shqip
Të sjelltë lavdi, Atë, e gjithë jeta jonë! (Kënga 29)
/assets/ct/08c9985de2/images/syn_placeholder_sqr.png
sjj kënga 29

KËNGA 29

Të sjelltë lavdi, Atë, e gjithë jeta jonë!

Të sjelltë lavdi, Atë, e gjithë jeta jonë!

(Isaia 43:​10-12)

  1. 1. At’ Jehova, je Suprem i Përjetshëm,

    plot dashuri, drejtësi e fuqi.

    Ti je Sovran i të gjith’ universit,

    prej teje derdhet pa fund mençuri.

    Me kënaq’si të shërbejm’, At’ i dashur,

    në botën mbar’ zëri yn’ po jehon.

    (REFRENI)

    Mbajm’ emrin tënd, nuk ka nder më të çmuar!

    Të sjellt’ lavdi, At’, e gjith’ jeta jon’!

  2. 2. Ti na ke dhën’ një caktim të bekuar,

    çdo dit’ në zemër na sjell lumturi.

    Ndërsa shërbejm’ krah për krah njëri-tjetrit,

    ndiejm’ më shum’ paqe, më shum’ dashuri.

    Për emrin tënd Dëshmitar’ ti na quan,

    sa dinjitet kjo i jep jetës son’!

    (REFRENI)

    Mbajm’ emrin tënd, nuk ka nder më të çmuar!

    Të sjellt’ lavdi, At’, e gjith’ jeta jon’!