Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 136

Jehovai të dhëntë shpërblim të plotë

Jehovai të dhëntë shpërblim të plotë

(Rutha 2:12)

  1. 1. I sheh Jehovai besnikët e tij,

    ata që shërbejn’ pa kursim.

    Sheh gjith’ sakrificat, çdo gjë që lën’ pas,

    dhe humbjet që sjellin lëndim.

    Në lënç pas familjen dhe miqt’ a shtëpin’,

    çdo gjë Jehovai e di.

    Premton të të jap’ njëqindfishin që sot,

    dhe jet’ në sistemin e ri.

    (REFRENI)

    Jehovai të dhënt’ shpërblim të plot’,

    e të rrethoft’ ngado me miratim!

    Qoft’ streha jote për jet’ e mot!

    Një pag’ të përsosur të dhënt’ si shpërblim.

  2. 2. Me raste kjo jet’ të trajton mizorisht,

    dhe trupin e zemrën sfilit.

    Të duket se barra ësht’ tepër e rënd’,

    më tepër se ç’mbahet çdo dit’.

    Por, Ati në qiell e di mir’ ç’po kalon,

    e di dhe kur gjunjët s’mbajn’ më.

    Atij hidhja barrën, ai ngushëllon,

    të do, e të vetëm s’të lë.

    (REFRENI)

    Jehovai të dhënt’ shpërblim të plot’,

    e të rrethoft’ ngado me miratim!

    Qoft’ streha jote për jet’ e mot!

    Një pag’ të përsosur të dhënt’ si shpërblim.