Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 134

Fëmijët​—dhuratë e çmuar nga Jehovai!

Fëmijët​—dhuratë e çmuar nga Jehovai!

(Psalmi 127:3-5)

  1. 1. Një fëmij’ në jet’ ka ardhur,

    sot dy prindër po gëzojn’ sa më s’ka!

    Ësht’ dashuri, ësht’ drit’ e syve,

    ësht’ një thesar i shtrenjt’ për ta.

    Ti, Jehova, i ke bekuar;

    në mir’besim u lë k’të pasuri,

    e bashk’ me të ke dhën’ këshilla,

    të din’ ta rritin plot mençuri.

    (REFRENI)

    Dhurat’ e shenjt’ kjo jet’ e vogël,

    mbuloje veç me ngrohtësi,

    dhe dashurin’ për Jehovain

    rrënjose thell’ te çdo fëmij’.

  2. 2. Çdo mësim nga Jehovai,

    zemra jote ta mbaj’ fort si thesar,

    me to mëko e rrit fëmijët,

    këtë detyr’ të shenjt’ ke marr’.

    Për Atin ton’ përdit’ tregoju,

    sapo agon e gjersa shkojn’ të flen’,

    do ta kujtojn’ dhe pas shum’ vjetësh,

    e të bekuar urojm’ të jen’!

    (REFRENI)

    Dhurat’ e shenjt’ kjo jet’ e vogël,

    mbuloje veç me ngrohtësi,

    dhe dashurin’ për Jehovain

    rrënjose thell’ te çdo fëmij’.