Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 127

Qofsha thesar për ty, Jehova!

Qofsha thesar për ty, Jehova!

(2 Pjetrit 3:11)

  1. 1. Për çdo rrahje zemre, për jetën që kam,

    o At’ i shkëlqyer, mirënjohës të jam.

    Për gjith’ mirësin’, gjith’ dhuratat e tua,

    e si mund ta shpreh, Ati im, sa të dua?

    (URA)

    Prano zemrën time, për ty ajo rreh,

    gëzoft’ zemra jote, brenda meje kur sheh.

    Ta jap jetën time me plot përkushtim,

    e kam privilegj dhe nder, Ati im.

    Më ndihmo, të lutem, çdo ndjenj’ më shqyrto,

    në jam siç kërkon ti, Jehova më trego!

    E sheh si thesar çdo njeri të kulluar;

    të jem miku yt, s’ka dhurat’ më të çmuar!