Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 124

Përherë besnik*

Përherë besnik*

(Psalmi 18:25)

  1. 1. Ndaj Sovranit, më të Lartit,

    jam besnik, besnik përher’.

    Me gjith’ zemër dua Shkrimet,

    dua Fjalën më me vler’.

    Vjen prej Tij këshill’ e vyer,

    lum ai që e zbaton!

    Ka për zemër gjith’ besnikët;

    shpirti im e përlëvdon.

  2. 2. Ndaj familjes së besimit,

    jam besnik, besnik përher’!

    Fort i dua, pran’ u gjendem,

    privilegj që më jep nder.

    Gati jam të jap dhe jetën,

    nuk ka frik’ në dashuri.

    Jan’ familje, jan’ të çmuar;

    më të shtrenjtët miqt’ e mi!

  3. 3. Ndaj drejtimit, ndaj këshillës,

    jam besnik, përher’ besnik.

    Ndaj barinjve vigjilues,

    jam i bindur, nuk kam frik’!

    Lumturi ndien Jehovai:

    «Ja besnikët, bijt’ e mi!»

    Sheh në zemër, sheh nënshtrimin,

    dhe bekon plot bujari!