Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 111

Arsyet për të gëzuar*

Arsyet për të gëzuar*

(Mateu 5:12)

  1. 1. I çmuar gëzimi i zemrës,

    thesar që po shtohet çdo dit’;

    ja, njer’zit e vyer të tokës

    po vijn’ nga err’sira në drit’.

    Ësht’ Bibla themel’ i gëzimit,

    prej saj rrezaton mençuri,

    çdo fjal’ ësht’ ushqim për besimin,

    i shton ditës son’ lumturi.

    Gëzimi që kemi nuk tretet,

    si zjarr thell’ në shpirt flakëron,

    s’e shuajn’ as ditët e ashpra,

    se nga Jehovai buron.

    (REFRENI)

    Pa mas’ na gëzon, Jehova,

    krijimi në shpirt na dëfren,

    je plot mençuri, nuk shter në fuqi,

    pa fund dashuri nga ty vjen!

  2.  2. Soditim me ëndje krijimin,

    na mbush me gëzim pa kufi.

    Të bukur jan’ toka dhe deti,

    në heshtje rrëfejn’ mençuri.

    Të lumtur vazhdojm’ predikimin,

    kudo, në çdo cep, në çdo skaj,

    gëzim do të sjell’ Mbretëria,

    bekime na presin prej saj.

    Si dielli që lind rrëzëllitës,

    gëzim i shkëlqyer na pret

    në tokën e re të premtuar,

    ku veç kënaq’si do të ket’.

    (REFRENI)

    Pa mas’ na gëzon, Jehova,

    krijimi në shpirt na dëfren,

    je plot mençuri, nuk shter në fuqi,

    pa fund dashuri nga ty vjen!