Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 107

Modeli i praruar i dashurisë*

Modeli i praruar i dashurisë*

(1 Gjonit 4:19)

  1. 1. E si mund ta dim’ se ç’ësht’ dashuria,

    e vërtet’, e përjet’?

    Model të pashoq na lë Perëndia,

    shtegun na ndrin, udhën na prin.

    Me shum’ dashuri dha Birin e çmuar,

    një nisje e re për shpresën e shuar,

    sa shembull i lart’, model i praruar!

    Zbret At’ nga ti, pa fund dashuri!

  2. 2. Ta duam dhe ne me shpirt njëri-tjetrin,

    ngrohtësisht, butësisht.

    Ta duam këdo, të riun, të vjetrin,

    plot me nderim, plot vlerësim.

    ‘Të duam o At’’, si mundet ta themi,

    kur përzemërsi për v’llez’rit nuk kemi?

    Prandaj, me të gjith’ të dashur të jemi,

    me të vërtet’, me sinqeritet.

  3. 3. Gjithnjë e më fort na lidh dashuria,

    na afron, na bashkon.

    Një thirrje të ndier na bën Perëndia:

    ‘Eja provo, eja shijo!’

    Shijo lumturin’ që sjell dashuria,

    sa paqe në shpirt sjell përzemërsia,

    shijo ngrohtësin’ nga gjith’ v’llazëria.

    Zbret At’ nga ti, pa fund dashuri!