Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 106

Kultivo dashurinë*

Kultivo dashurinë*

(1 Korintasve 13:1-8)

  1. 1. O At’, po lutem me përgjërim,

    të jem si ti, Perëndia im.

    Të kem cil’sit’ që burojn’ nga ti,

    e mbi gjithçka të kem dashuri.

    Sikur të kisha gjith’ njohurin’,

    sikur të zhdukja gjith’ varfërin’,

    sikur dhe jetën ta bëja fli,

    asgjë s’do t’isha pa dashuri.

  2. 2. Ësht’ dashuria plot mirësi,

    duron të ligën, s’ka xhelozi.

    Harron lëndimin, fal plotësisht,

    s’mendon për vete, jep bujarisht.

    Kurr’ nuk gëzon me padrejtësin’,

    mban barr’ të rënda, e gjen fuqin’.

    Qëndron stoike, çdo gjë shpreson,

    ësht’ më e madhja, kurr’ nuk dështon.