Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 KËNGA 105

«Perëndia është dashuri»*

«Perëndia është dashuri»*

(1 Gjonit 4:7, 8)

  1. 1. Jehova, ti je Supremi,

    je i mir’, je dashuri.

    Kush nuk do me shpirt e zemër,

    s’mund ta dij’ se kush je ti.

    Udh’ e lart’ ësht’ dashuria,

    asnjë udh’ nuk i ngjason.

    Ajo flet më shum’ se fjalët,

    zgjat përjet’ e nuk dështon.

  2. 2. Pasurin’ të gjith’ ta falja,

    bashk’ me të dhe trupin tim,

    dashuri po të mos kisha,

    s’do të sillte përfitim.

    E sinqert’ ësht’ dashuria,

    nuk pranon të ndiej’ zili.

    Më të lart’ i sheh të tjerët,

    dhe duron plot mirësi.

  3. 3. Të sfilit, të bren mëria,

    ësht’ një helm për dashurin’.

    Më mëso, o At’ i dashur,

    ta çrrënjos me gjith’ fuqin’.

    Dashuri për v’llan’ e motrën,

    dhe për ty, o Ati im,

    jan’ dy ligjet e përjetshme,

    jan’ çdo dit’ motivi im.