Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 1

Cilësitë e Jehovait

Cilësitë e Jehovait

(Zbulesa 4:11)

  1. 1. Ke forc’, Jehova, që nuk njeh kufi,

    Krijues i Madh, At’ i dritës je ti.

    Për forcën tënde, krijimi na flet,

    çdo gjë që ti bën, qëndron përjet’.

  2. 2. I drejt’ je, o At’, në çdo gjë që bën,

    jan’ plot drejtësi ligjet që na ke dhën’.

    E përmes Biblës e sheh çdo njeri,

    rival, jo, nuk ke në mençuri!

  3. 3. Ti je i pashoq në çdo cilësi,

    ama mbi gjithçka, ke, o At’, dashuri!

    I çmojm’ pa mas’ cilësit’ që ti ke,

    të flasim për to, ësht’ nder për ne!