Plot dashuri
Shkarko:
1. Ësht’ si letra e një miku, në çdo fjal’ ësht’ pasuri,
e lexon dhe çelet dita, ësht’ një humner’ plot mençuri.
Dhe dita i flet ditës, ‘të lexosh dhe ca ia vlen’,
se prej saj të ngrohet zemra, freski për shpirtin gjen.
(REFRENI)
Porsi rrezja e mëngjesit,
porsi vesa përmbi bar,
porsi shiu që njom tokën,
çdo zemër mund ta marr’.
Porsi zëri i një nëne,
ësht’ çdo fjal’ që vjen nga Ti.
Sa her’ që ulem e mendoj,
çdo faqe kur shfletoj,
ndiej dashuri,
plot dashuri.
2. Ësht’ ilaç, melhem i zemrës, kur meraku më kaplon.
Më thot’, ‘një çast ësht’ sprova’, me shpres’ më ngushëllon.
Sa her’ drejt teje hedh një hap, më pran’ afrohesh ti.
Dhe mbushem me mir’njohje, që më shfaq kaq dashuri.
(REFRENI)
Porsi rrezja e mëngjesit,
porsi vesa përmbi bar,
porsi shiu që njom tokën,
çdo zemër mund ta marr’.
Porsi zëri i një nëne,
ësht’ çdo fjal’ që vjen nga Ti.
Sa her’ që ulem e mendoj,
çdo faqe kur shfletoj,
ndiej dashuri,
plot dashuri.
(URA)
Si një lis brigjeve plot uj’, e kam besimin tim,
ndaj dhe në çdo stin’ gjelbëroj.
Çdo dit’ gëzoj pa mas’ dhe kam dëshir’ të flas,
se librin tënd nga zemra e çmoj!
3. Ësht’ si letra e një miku, në çdo fjal’ ësht’ pasuri,
e lexon dhe çelet dita, ësht’ një humner’ plot mençuri.
Dhe dita i flet ditës, ‘të lexosh dhe ca ia vlen’,
se prej saj të ngrohet zemra, freski për shpirtin gjen.
(REFRENI)
Porsi rrezja e mëngjesit,
porsi vesa përmbi bar,
porsi shiu që njom tokën,
çdo zemër mund ta marr’.
Porsi zëri i një nëne,
ësht’ çdo fjal’ që vjen nga Ti.
Sa her’ që ulem e mendoj,
çdo faqe kur shfletoj,
ndiej dashuri,
plot dashuri.

