GJEORGJIA
Im shoq s’reshtte së lexuari!
Marina Kopaliani
-
LINDUR: 1957
-
PAGËZUAR: 1990
-
TË DHËNA: Marina dhe i shoqi, Badri, u bënë lajmëtarë të papërtuar ndërkohë që rritnin dy djem. Më vonë, Badri shërbeu në Komitetin e Vendit dhe qëndroi besnik deri në fund të jetës, në vitin 2010.
NË VITIN 1989, unë dhe im shoq takuam Dëshmitarët te komshinjtë. Vëlla Givi Barnadzeja, i cili studionte me komshiun tonë, nuk kishte një Bibël të vetën, pasi në atë kohë ishte e vështirë të gjeje Bibla në Gjeorgji.
Na pëlqeu ajo që dëgjuam dhe donim të gjenim një Bibël. Kur im shoq takoi vëllanë e tij të gjakut, i tha se po kërkonte një Bibël. Për habinë e tij, vëllai iu përgjigj se sapo kishte blerë një version të ri të Biblës në gjeorgjisht dhe se do t’ia dhuronte me kënaqësi.
Kur u kthye në shtëpi, Badri u ul në tavolinë dhe lexoi Biblën deri në muzg. Me t’u zgjuar ditën tjetër, vazhdoi leximin. U ktheva nga puna dhe prapë e gjeta në tavolinë
duke lexuar Shkrimet. S’reshtte së lexuari! Prandaj i sugjerova që të merrte ca ditë pushim e të përfundonte leximin. Shpejt e përfundoi të gjithë Biblën.Kur më vonë filluam studimin e librit E vërteta që të çon në jetën e përjetshme me vëlla Barnadzen, ishim shumë të kënaqur që kishim Biblën tonë. Gjërat shkuan mirë sepse as ne nuk kishim librin E vërteta, as mësuesi nuk kishte Bibël. Rreth një vit më vit vonë, unë dhe Badri u pagëzuam.