23-29 mars
ISAIA 48-49
Kënga 89 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Nxjerrim dobi kur i kushtojmë vëmendje Jehovait
(10 min.)
Jehovai i mëson shërbëtorët e tij (Is 48:17; it «Mësues, mësimdhënie» ¶2-mwbr)
Duhet të zgjedhim t’i kushtojmë vëmendje Jehovait (Is 48:18a; ijwbq artikulli 44 ¶2-3)
Atëherë paqja jonë do të jetë «si lumë» dhe drejtësia «si valët e detit» (Is 48:18b; lv 199 ¶8)
PËRKUFIZIM: Fjala hebraike e përkthyer ʻpaqeʼ mund të përcjellë idenë e shëndetit, sigurisë, forcës, miqësisë dhe tërësisë apo plotësisë.
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
-
Is 49:8—Cilat janë tri përmbushjet e kësaj profecie? (ip-2 144-145 ¶16-20)
-
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Is 48:9-20 (th mësimi 11)
4. Nis një bisedë
(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. Fto në fjalimin special dhe në Përkujtim një të afërm joaktiv. (lmd mësimi 5, pika 3)
5. Ushqe interesin
(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Tregoji dikujt që po mendon të vijë në Përkujtim se ç’ndodh aty. (lmd mësimi 9, pika 3)
6. Ushqe interesin
(5 min.) DËSHMI JOFORMALE. Pas fjalimit të Përkujtimit, përgjigjju pyetjeve që bën një i interesuar. (lmd mësimi 8, pika 3)
Kënga 107
7. Si të nxjerrim dobi nga dita më e rëndësishme e vitit?
(15 min.) Diskutim.
Kur ndjekim çdo vit Përkujtimin, tregojmë se i bindemi urdhrit të Jezuit dhe i jemi mirënjohës Jehovait për dhuratën që na ka dhënë: shpërblesën. (Lu 22:19) Por ky është edhe një rast për të medituar rreth dashurisë së madhe që kanë Jehovai dhe Biri i tij për ne. (Ga 2:20; 1Gjo 4:9, 10) Si mund të nxjerrim plotësisht dobi nga ky event? Si mund t’i ndihmojmë edhe të interesuarit të përfitojnë njësoj?
-
Lexo dhe mendo çdo ditë për vargjet që gjenden në programin e leximit të Biblës për Përkujtimin
-
Medito për dhuratën e shpërblesës, dhe si të jetosh në një mënyrë që tregon mirënjohje për të
-
Merr pjesë plotësisht në fushatë, duke ftuar në fjalimin special dhe në Përkujtim të njohurit, të afërmit e tu dhe njerëzit në territor
-
Mikpriti të interesuarit që vijnë në Përkujtim me një buzëqeshje të ngrohtë e miqësore. Kushtoju vëmendje atyre që ke ftuar personalisht. Njëkohësisht, ji i vëmendshëm edhe ndaj atyre që u ka rënë në dorë ftesa gjatë fushatës, dhe ftoji të uleni bashkë
-
Ji i gatshëm t’u përgjigjesh pyetjeve të të interesuarve
-
Mos harro t’u japësh mirëseardhjen joaktivëve. Veçanërisht pleqtë janë ata që duhet të jenë të gatshëm të mirëpresin ata që dikur kanë qenë Dëshmitarë të Jehovait
Shihni VIDEON Jezui «erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur», dhe pastaj bëj këtë pyetje:
-
Pse është e rëndësishme t’i mikpresim ngrohtësisht joaktivët në Përkujtim?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) lfb mësimet 72-73

