Eklisiastiu 6:1-12

  • Të mira materiale pa kënaqësi (1-6)

  • Kënaqu me atë që ke tani (7-12)

6  Kam parë edhe një tragjedi* tjetër nën diell, që është më se e zakonshme mes njerëzve:  Perëndia i vërtetë i jep dikujt aq pasuri, të mira materiale dhe lavdi, sa nuk i mungon asgjë që dëshiron.* E megjithatë, Perëndia i vërtetë nuk e lejon të kënaqet me to, por lejon një të huaj të kënaqet me to. Kjo është kotësi dhe një vuajtje e madhe.  Sikur njeriu të bëhet njëqind herë baba, të jetojë shumë vjet e të plaket, e të mos kënaqet me të mirat që ka para se të zbresë në varr,* unë them se edhe fëmija që lind i vdekur, është më mirë se ai,+  sepse, ndonëse vjen më kot në jetë, shkon në errësirë, i groposet emri në terr,  nuk e sheh kurrë dritën e diellit e as nuk merr vesh gjë, është përsëri më mirë* se ai tjetri.+  Ç’kuptim ka të jetosh një mijë vjet, madje dy mijë, e të mos shohësh asnjë gëzim në jetë?! A nuk shkojnë të gjithë në të njëjtin vend?!+  Edhe pse bëjnë të pamundurën për të ngopur barkun,+ njerëzit nuk kënaqen kurrë.  Prandaj ç’epërsi ka i mençuri mbi të pamendin?+ Apo ç’dobi ka i varfri që di si të nxjerrë bukën e gojës?*  Më mirë të kënaqesh me atë që ke para syve, se të endesh pa pushim pas dëshirave.* Edhe kjo është kotësi, një rropatje pas erës. 10  Çdo gjë që ekziston, tashmë e ka një emër, dhe tashmë dihet si është vërtet njeriu: njeriu nuk hahet dot me një më të fuqishëm.* 11  Sa më shumë fjalë,* aq më shumë kotësi. E ç’dobi i sjellin ato njeriut?! 12  Kush e di cila është gjëja më e mirë që mund të bëjë njeriu gjatë jetës së tij të shkurtër e të kotë, që i kalon si hije?+ Kush mund t’i thotë, pra, njeriut ç’do të ndodhë nën diell pas vdekjes së tij?!

Shënime në fund të faqes

Ose «një të keqe».
Ose «që i dëshiron shpirti».
Ose «e të mos ketë as varr për vete».
Fjalë për fjalë «prehet më shumë».
Fjalë për fjalë «si të ecë përpara të gjallëve?»
Ose «se me atë që dëshiron shpirti».
Ose «nuk mund ta mbrojë çështjen e vet kundër një më të fuqishmi».
Një mundësi tjetër «gjëra».