Eklisiastiu 11:1-10

  • Kap momentin (1-8)

    • Hidhe bukën në valët e ujit (1)

    • Mbille farën nga mëngjesi deri në mbrëmje (6)

  • Gëzo rininë me maturi (9, 10)

11  Hidhe* bukën tënde në valët e ujit,+ sepse pas shumë ditëve do ta gjesh përsëri.+  Jepu një pjesë të gjërave të tua shtatë vetave, madje tetë vetave,+ sepse nuk e di ç’e keqe do të ndodhë në tokë.  Nëse retë janë të ngarkuara, zbrazin shi në tokë; nëse një pemë bie nga jugu a nga veriu, aty ku bie, mbetet.  Kush vëzhgon erën, nuk do të mbjellë farë, dhe kush shikon retë, nuk do të korrë.+  Ashtu sikurse nuk kuptohet si vepron forca e jetës* te trupi* i fëmijës në bark të nënës,+ po ashtu nuk kuptohet vepra e Perëndisë së vërtetë, që bën çdo gjë.+  Mbille farën në mëngjes dhe mos e lër dorën tënde të pushojë deri në mbrëmje,+ sepse nuk e di cila do të mbijë, kjo apo ajo, apo që të dyja.  E ëmbël është drita, e sa e këndshme është për sytë drita e diellit.  E në jetoftë njeriu shumë vjet, i shijoftë të gjitha vitet!+ Ama të mos harrojë se ditët e errëta mund të jenë të shumta dhe çdo gjë që do të vijë është kotësi.+  Gëzohu, pra, o djalosh, sa je ende i ri! Të gëzoftë zemra në ditët e rinisë sate! Ndiq udhët e zemrës sate e shko ku të të çojnë sytë. Por dije se Perëndia i vërtetë do të të kërkojë llogari* për të gjitha këto.+ 10  Largoji shqetësimet nga zemra dhe mbroje trupin* nga gjërat e dëmshme, sepse rinia dhe pranvera e jetës fluturojnë.*+

Shënimet

Ose «Nise».
Fjalë për fjalë «kockat».
Ose «fryma». Kjo mund t’i referohet edhe frymës së Perëndisë.
Ose «do të të gjykojë».
Fjalë për fjalë «mishin tënd».
Ose «janë të kota».